Mérida (Venezuela)
Santiago de los Caballeros de Merida (shkurtimisht Mérida) është një qytet në të cilin ndodhet selia e komunës së Libertador në shtetin e Venezuelës Mérida. Një nga qytetet më të mëdha të vendosur në Andet e Venezuelës. Sipas censusit të vitit 2005 qyteti kishte 215.289 banorë.
Mérida | |
---|---|
Qytet | |
Nofkat: Ciudad de los Caballeros (Qyteti i Zotërinjve) | |
Parimet: | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 345.489 |
{{{postal_code_type}}} | 5101 |
Faqja zyrtare | www.merida.com.ve |
Mérida është sot qendra turistike dhe universitare e Venezuelës perëndimore.
Gjeografia
RedaktoMérida ka një siperfaqe me 59,39 kuadratkilometra dhe gjendet në 1640 m lart nivelit të detit. Dendësia është 3.449 ban./km².
Qyteti ndodhet në luginën e lumit Came. Nga qyteti mund ta shikoni majën më të lartë në Venezuelës - Pico Bolivar.
Popullsia
RedaktoCensusi i 2005-ës tregoi se Mérida ka 215.289 banorë. Zona metropolitane që përfshijnë Tabay dhe Ejio ka rreth 300.000 banorë.
Popullsia e Méridës është relativisht homogjene, por nuk ka, megjithatë, komunitete të mëdha e të huajve. Midis tyre ka grupe të rëndësishme italiane, portugeze dhe kolumbiane.
Historia
RedaktoMérida u themelua më 9. tetor 1558 nga kapidani spanjoll Juan Rodriguez Suárez, që e emëroi qytetin sipas vendlindjes së tij në Spanjë, Mérida. Po ashtu i emëroi kapidani spanjoll edhe lumenjtë në rrethin të qyteti sipas atyre në Spanjë.
Në vitin 1622 Mérida u ngrit si kryegytet i shtetit me emër të njëjtë dhe 1778 u bë qendër e një ipeshkvie. Dhe për këtë arsye u themelua seminari i priftërinjëve, që u shëndrrua në vitin 1811 në Universidad de los Andes.
Atraksione turistike
RedaktoSi në të gjithë qytetet venezoale qendra e qytetit përbëhet nga sheshi Plaza Bolìvar, që në anën perëndimore e ka katedralën e Méridës nga viti 1803, e ndërtuar në stilin gotik.
Atraksioni më i madh për turistët është teleferiku i Méridës, që të qon në malin e Pico Espejo (4.765 m). Teleferiku ka një gjatësi prej 12,5 km dhe kalon një distanc të lartësisë prej 3.200 metra. Por që nga gushti i vitit 2008 teleferiku është i mbyllur, sepse janë gjetur prishje të mëdha.
Arsim dhe shkencë
RedaktoMérida është pozicioni i universitetit të dytë më të madhë të Venezuelës Universitetin e Andeve, që ka rreth 44.000 studentë (sipas vitit 2006). Ka tre fakultete: ajo e shkencës shpirtërore, ajo e shkencës natyrore dhe ajo e shkencës së ingjinjerisë.
Ekonomi
RedaktoBujqësia është traditë e vjetër në Mérida. Produkti më i rëndësishëm i këtij sektori ekonomik është kallam sheqeri. Por që nga ndërtimi i teleferikut dhe aeroportit, dhe përmirësimi i rrugëve shtetërore turizmi u bë sektori më i madh ekonomik në qytet.
Kultura
RedaktoFesta më e madhe është Feria del Sol, që festohet çdo vit në muajin të shkurtit.
Institucionet kulturore më të mëdha janë:
- Centro Cultural Tulio Febres Cordero (Qendër Kulturore)
- Museo Arqueológico de Mérida (Muzeu Arkeologjik)
- Museo de Arte Colonial (Muzeu i Artit të Kolonisë)
- Teatro César Renginfo (Teatri)
Sporti
RedaktoSportet më popullore janë futbolli dhe basketbolli.
Infrastruktura
RedaktoDeri në mesin të shekullit të 19. Mérida s'kishte asnjë lidhje me shtetet fqinjë. Me ndërtimin e Transandina në atë kohë u lidh kështu qyteti me rrugët shtetërore të Venezuelës.
Transporti publik
RedaktoNë Mérida ekziston një rrjet i madh të transportit publik me omnibuse, që lidhin qendrën me periferin e Méridës.
Aeroporti
RedaktoNë Mérida ekzistojnë dy aeroporte shtetërore, por nga të cilat vetëm një është e hapur. Aeroporti Juan Pablo Perez Alfonzo do të zgjerohet në vitet të ardhshme dhe të shëndrrohet në një aeroport ndërshtetëror.
Lidhje të jashtme
Redakto- Mérida, Faqja zyrtare e qytetit Arkivuar 13 janar 2020 tek Wayback Machine (Spanjisht)
- Universidad de los Andes, Faqja zyrtare e universitetit (Spanjisht)