Mëhalla e Xhamisë së vjetër
Mëhalla e Xhamisë së vjetër, e cila në dokumentet osmane quhet edhe si Atik Xhami Mëhalla, është themeluar për rreth kësaj xhamie, fillimisht nga banorët shqiptarë të ardhur nga fshatrat e rrethinës së Novobërdës, të vendosur kryesisht në veri-lindje të xhamisë në të majtë dhe në të djathtë të rrugës Abduallh Presheva. Sipas dokumenteve osmane, të viteve 30-40’ta ë shek.XIX, kjo lagje, atëbotë kishte gjithsej 47 shtëpi me 235 banorë, të gjithë shqiptarë. Më vonë, me ardhjen e banorëve nga fshatrat e rrethinës, kjo lagje zgjerohet dhe bashkohet me lagje të tjera të qytetit. Orientimisht, ajo fillonte nga rruga Adem Jashari dhe Zija Shemsiu.[1]
Referime
Redakto- ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)