Mëllaga e bardhë
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Mëllaga e bardhë Është bimë barishtore shumëvjeçare deri në 2 m e lartë, me rrënjë të gjata dhe të trasha. Ka gjethe të mëdha të vrigëlluara deri në mes me bishta të gjatë, me push. Kurora ka 5 petale më të mëdha se kupa. Thek shumë, vezorja e rrumbullakët. Fruti merikarp shumëpjesësh me nga një farë. Lulëzon nga maji deri në gusht. Tërë bima është e mbuluar me qime të dendura.