Mërgata në Rumani
Burimet e para ndërlidhen me lashtësinë trako-ilire. Pastaj vijnë ato mesjetare, kur në vitin 1595, për të rishpëtuar nga invazioni osman, në bazë të një raporti diplomatik, kalojnë Danubin 15.000 shqiptarë, dhe vendosen në trojet rumune të Oltenisë. Thuhet “për të rishpëtuar”, duke pasur parasysh faktin se pas vdekjes së Skënderbeut, për ta shpëtuar fenë dhe identitetin kombëtar, shqiptarë të shumtë shpërngulen në Itali dhe në Bullgari. Në bazë të burimeve shkencore, konstatohet se “Në shekullin XIX, erdhi radha e komuniteteve shqiptare nga Bullgaria të vijnë në Rumani, në një numër të madh, sidomos si pasojë e luftërave që, në fillim të shekullit XIX, u transferuan nga Principatat rumune në territorin e Bullgarisë veriore dhe të Serbisë. Ky eksponim i papritur, në në një varietet rreziqesh ekstreme, të pasigurisë totale të jetës kolektive, shkaktoi shpërngulje masive të shqiptarëve të gjendur në fshatrat kompakte në veri-lindje të Bullgarisë. Këto fshatra ishin : Arnautlar, Eskiarnautlar (pranë Varnës), Turkarnautlar (pranë Pllovdivit), Kara Arnaut dhe Bejatnaut (pranë Razgradit). Lokaliteti Beitnaut quhej dhe Arbënash (sot Poroishte). Po ashtu dhe fshatin Arnëut Kujushi (sot Dloina, pranë Dobriçit, sot, Tolbuhin). Fshati Kara Arnaut quhej Arbënashi i vogël” (90).[1]
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Gjorgje Barbalov (Shqiptarët e shpërngulur në Rumani përmes Bullgarisë, në shek.XIX-të, në Historia e Komunitetit Shqiptar të Rumanisë, vëll.I-rë, Bukuresht, 2000, fq.161-1622.