Mërgimi nga Shqipëria
Mërgimi (ose emigrimi, emigracioni) nga Shqipëria është dukuria e largimit të shqiptarëve për arsye politike, sigurie dhe ekonomike.
Historia
RedaktoQë pas viteve 1990, shumë banorë të Shqipërisë u larguan për një jetë më të mirë. Iknin me anije, përmes ambasadave, më pas me gomone, duke rrezikuar seriozisht jetën. Në atë kohë mërgimi ishte një proces praktikisht i pandalshëm. Shqipëria vinte nga një regjim diktatorial, që kishte mohuar shumë mundësi dhe e kishte çuar popullsinë në një varfëri ekstreme dhe uri për të parë botën.[1]
Mërgimi i asaj periudhe kishte dhe anët e veta pozitive, teksa remitancat u bënë një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe konsumit në vend dhe shumë individë u kthyen, duke hapur biznese e duke sjellë përvojën e Evropës, kryesisht të Italisë e Greqisë.
Rebelimi i vitit 1997 nxiti një tjetër valë si pasojë e pasigurisë për jetën, një faktor i ri shtytës për emigracionin.
Stabilizimi i ekonomisë pas viteve 2000 e ngadalësoi ritmin e mërgimit. Ekonomia e vendit po rritej, kishte më shumë mundësi për të rinjtë, kompani të huaja të mëdha po hynin në vend, duke ofruar vende pune me paga relativisht të larta.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Merreni seriozisht ju lutem: Shqiptarët po ikin!". monitor.al.