Mësimi frontal
Mësimi frontal ose mësimi me mësuesin në qendër zakonisht i referohen mësimeve ku aktivitetet mësimore zhvillohen nga pjesa frontale ose ballore e klasës.
Formën e mësimit frontal e kemi atëherë kur mësimdhënësi merret ose punon me të gjithë klasën në të njëjtën kohë. Kjo formë e punës karakterizohet nga adresimi i mësuesit për të gjithë klasën; nga materiali i njëjti mësimor, përmbajtja e njëjtë mësimore e ku mësimdhënësi paraqet, interpreton, shpjegon, demonstron të gjithëve në të njëjtën kohë. Mësuesi parashtron të njëjtën pyetje për të gjithë nxënësit në klasë, dhe nxënësi që përgjigjet, e bën atë përpara tërë klasës. Nxënësit (studentët) janë të përqendruar në veprimtarinë e mësuesit ose duke dëgjuar përgjigjen e shokut ose shoqes së tyre. Gjithçka është e njëjtë për të gjithë, gjithçka bëhet në mënyrë kolektive dhe kjo është arsyeja pse kjo formë e punës quhet mësim frontal ose formë kolektive e punës. [1]
Format tjera alternative të mësimdhënies janë edhe mësimdhënia me në qendër nxënësin (studentin), mësimi pjesëmarrës, mësimi praktik, puna në grupe, mësimi i individualizuar, mësim i hapur, etj.
Shih edhe
RedaktoReferimet
Redakto- ^ Herbert Gudjons: Frontalunterricht – aber gut. In: Herbert Godjons (Hrsg.): Methodik zum Anfassen. Unterrichten jenseits von Routinen. Bad Heilbrunn/Obb., S. 9–40.