Mësues i Merituar
Mësues i Merituar ishte një dekoratë e një niveli më të vogël se ajo Mësues i Popullit, e dhënë gjatë periudhës komuniste deri në vitin 1992. Jepej për të nxitur përmirësim në punë ndaj mësuesve e pedagogëve, gjithashtu ajo është dhëne dhe pas vdekjes për kontributin e shumë publicistëve, shkrimtarëve e mësuesëve që gjatë kohës së pushtimit Osman e italo-gjerman sakrifikuan edhe jetën e tyre për përhapjen e gjuhës shqipe dhe për pavarsinë e Shqipërisë. Dekorata jepej me vendim të Presidiumit të Kunvendit Popullor.