Magdalena Martullo (née Blocher; e lindur në 13 Gusht 1969) e stilizuar si Magdalena Martullo-Blocher[1] është një biznesmene zviceriane, politikane (SVP), bilionere dhe vajza e Këshilltarit Federal Zviceriane Christoph Blocher. Vëllai i saj më i ri është Markus Blocher. Ajo është aksionerja kryesore dhe zëvëndës-kryetarja ekzekutive e Ems-Chemie. Ajo është anëtare e Këshillit Kombëtar për kantonin e Grishunit që prej 2015.[2][3] Ajo është një anëtare e shquar e familjes politike Blocher.

Magdalena Martullo-Blocher
Magdalena Martullo-Blocher (2019)
Anëtare e Këshillit Kombëtar (Zvicër)
Titullar
Në detyrë
30 Nëntor 2015
Të dhëna vetjake
U lind më
Magdalena Blocher

13 gusht 1969 (55 vjeçe)
Männedorf, Zürich, Zvicër
Partia politikePartia Popullore Zvicerane
Bashkëshortja/etRoberto Martullo (m. 1999)
Fëmijët3
Prindër(it)Christoph Blocher
Vendbanimi
ShkollimiUniversiteti i Sankt Gallenit (Licentiate II)
ProfesioniIndustrialiste, politikane

Karriera profesionale

Redakto

Nga viti 1994 deri në 1996, ajo ishte Menaxhere e Produkteve në Johnson & Johnson . [4] Ndërmjet viteve 1996 dhe 2000 ajo punoi si Menaxhere Marketingu për departamentin zviceran të Rivella AG, një prodhuese e pijeve joalkoolike.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, ajo u rendit e 255-ta në listën e njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 9.76 miliardë dollarësh. [5]

Karriera politike

Redakto

Ajo është anëtare e Fushatës për një Zvicër të Pavarur dhe Asnjëanëse (AUNS). [6]

Pikëpamjet politike

Redakto

Martello-Blocher është një mbrojtëse e fortë e asnjëanësisë zvicerane [7] dhe në funksion të konfliktit ruso-ukrainas, ajo u ankua që Zvicra iu bashkua regjimit të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. [8] Në vend të kësaj, ajo kërkoi negociata paqeje pasi sipas saj, sanksionet e miratuara nga Bashkimi Evropian (BE) kundër Rusisë prekën kryesisht BE-në. [8]

  1. ^ "Talk mit Magdalena Martullo-Blocher: «100 Millionen Chinesen sahen meinen Rauswurf aus dem Bundeshaus»". 20 Minuten (në gjermanisht). 2022-10-31. Marrë më 2023-05-09.
  2. ^ Swissinfo (2021-03-05). "Gender equality continues to make progress in Swiss workforce". SWI swissinfo.ch (në anglisht). Marrë më 2021-07-07.
  3. ^ "Wahlen15 Graubünden - Die Wende, die Magdalena Martullo-Blocher zum Sieg verhalf". Schweizer Radio und Fernsehen (SRF) (në gjermanisht). 2015-10-17. Marrë më 2021-07-09.
  4. ^ "Magdalena Martullo-Blocher". Forbes. Marrë më 19 prill 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Bloomberg Billionaires Index". www.bloomberg.com. 2021-07-26. Marrë më 2021-07-26. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ ASIN Bulletin, Élections fédérales 2015: 43 membres de l'ASIN à Berne, n°178, december 2015, p.3
  7. ^ Walthard, Peter. "Martullo-Blocher will Unterstützung für Ukraine-Flüchtlinge". St. Galler Tagblatt (në gjermanisht). Marrë më 2022-11-05.
  8. ^ a b "Martullo-Blocher zur Energiekrise – «Europa muss mit Putin über die Gasversorgung verhandeln»". Tages-Anzeiger (në gjermanisht). Marrë më 2022-11-05.