Maja e Papingut ose Maja e Dritës është maja më e lartë (2489 m) e malit të Nemërçkës dhe një nga majat më të larta të gjithë Shqipërisë.[1]

Përshkrim Redakto

Gjendet në pjesën qendrore të Nemërçkës dhe ngrihet në formë piramidale. Përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut. Ka shpate asimetrike. Maja e Dritës dallohet për praninë e cirqeve të mëdha, sidomos në anën lindore. Në pjesën më të madhe të vitit është e mbuluar me borë dhe kjo e bën pikësynimin e ngjitjeve alpine.

Referime Redakto