Maja e Thatë
mal
maja e Thatë është një majë mali në Alpet Shqiptare, në rrethin e Tropojës, me lartësi 2400 m. Shtrihet në skajin më perëndimor të kurrizit Kollatë-Rosnik, në anën e majtë të rrjedhjes së sipërme të lagunës së Valbonës. Është e ndërtuar tërësisht prej gëlqerorësh e dolomitesh të triasit. Ka formë të theksuar piramidale me shpate të thikta. Spikat menjëherë në reliev me lartësinë relative afro 1500 m midis fshatrave Kukaj e Valbonë. Qafa e Rupës në verilindje dhe ajo e Rrethit të Bardhë në juglindje e veçojnë majën e Thatë nga kurrizi i lartpërmendur. maja mbi lartësinë 1400–1500 m është krejtësisht e zhveshur, kurse nën këtë lartësi shfaqen drurë të rrallë të rrobullit, që më poshtë ia lëshojnë vendin brezit të pishës së zezë dhe ahut.