Majdanozi i egër
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Adiantum capillus-veneris, majdanozi i egër apo fieri i krojeve, është një specie fieresh e gjinisë Adiantum me shtrirje në gjithë botën. Kultuivohet si fierishte kopshtesh dhe si bimë vazoje.
Shpërndarja
RedaktoAdiantum capillus-veneris është endemik në Eurazi, Lindje të afërt, Azi perëndimore dhe Australi, si dhe nga jugu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e deri në Amerikë të Jugut. Haset dhe në dy zona veriore të Amerikës së Veriut pa lidhje me njëra-tjetrën, në Dakotë të Jugut në Sh.B.A. dhe në Kolumbinë Britanike në Kanada, në vende ku banjat e ngrohta termale lejojnë mikroklimë të ngrohtë. Gjendet në zonat klimatike të buta deri në ato tropikale me lagështi të lartë por jo deri në ngopje, nëpër baltishte apo zona gëlqerore, përfshirë këtu pyjet tropikale të shirave, shkurret dhe zonat e pyllëzuara me koniferë apo drunj gjethemëdhenj, si dhe në burime uji. Shpesh struket nëpër hije shkëmbinjsh ranorë apo gëlqerorë, duke parë nga jugu në hemisferën e jugut, dhe nga veriu në atë të veriut. Në Afrikë gjendet nëpër vendet e lagështa pranë rrymave ujore. Nëpër shkëmbinj ranorë, rritet në hije të plotë ose të pjesshme edhe kur është e pambrojtur.
Përshkrimi
RedaktoAdiantum capillus-veneris arrin një gjatësi prej 15-30 centimetrash.
Përdorimi
RedaktoNë jug të Francës, barinjtë e përdorin çajin e majdanozit të egër për të kuruar ulcerimet e gojës së bagëtive. Navahot e zonës së Kayenta-s në Arizona e përdorin atë çaj për disa pickime insektesh.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |