Majlinda Bufi
Majlinda Bufi Sinani eshte Kryetare e Bashkise Roskovec qe prej vitit 2015.
Jeta
RedaktoMajlinda Bufi (Sinani) ka lindur në vitin 1972 në Roskovec, Fier. Studimet fillore dhe ato te mesme te përgjithshme i kreu ne qytetin e lindjes me rezultate te shkelqyera .
Ne vitin 1995 ka mbaruar studimet për Inxhinieri Ndërtimi pranë Universitetit Politeknik të Tiranës , dega Ndertim dhe ne vitin 2005 perfundoi studimet në Fakultetin Ekonomik , dega “Drejtim i fermave dhe Politika Agrare“ pranë Universitetit Bujqësor të Tiranë. Karrierën profesionale zonja Bufi e ka orientuar në fushën e inxhinierisë dhe të menaxhimit. Në vitet 1995-2011 ajo ka qenë Përgjegjëse e Zyrës së Urbanistikës dhe Sherbimeve pranë Bashkisë Roskovec, Bashkise Ballsh; menaxhere e supervizionit dhe kontrollit pranë IC Contracting në Tiranë dhe me pas administratore në “Megal Center” shpk Fier.
Politika
RedaktoGjate karrieres se saj, duke patur nje angazhim maksimal ne jeten shoqerore eshte perfshire heret ne politikat lokale.
Prej vitit 1996 ka qene aktive ne strukturat e Partise Socialiste dhe ne vitet 2005 -2011 ka qene kryetare e deges se Partise Socialiste ne Roskovec;
anetare e Asamblese Kombetare te PS-se qe prej vitit 2011;
ne vitet 2013 -2015 anetare e Parlamentit te Shqiperise;
nga 2015 e ne vijim Kryetare e Bashkise Roskovec
Ky angazhim në jetën politike lokale ka bërë që të ishte anetare e Keshillit Bashkiak ne Roskovec prej dy mandatesh dhe anetare e Keshillit te Qarkut te Fierit.
Qenia pjese e vendimarrjeve lokale e ka bërë Majlindën të vetëdijshme per shumë studime alternative në kete drejtim dhe per kete qellim ne vitin 2011 ka qene pjese e projektit ne Ballkan “ Per qeverisjen lokale „ me Keshillin e Europes.
Majlinda flet anglisht dhe italisht dhe momentalisht eshte duke kryer studimet e thelluara ne PHD ne Universitetin Bujqesor te Tiranes.
Si perfaqesuese politike e Roskovecit dhe zones perreth ne Parlament për afro 2 vjet, Majlinda njohu thelbësisht problematikat, prioritetet në te gjitha fushat, duke qenë e pergatitur në garën të cilën e fitoi si kryetare e Bashkisë së Roskovecit.
Edukimi
RedaktoMë 1986 -1990 Shkolla e mesme e pergjithshme " Adem Vrapi" Roskovec: DEFTESE PJEKURIE.
Më 1990-1995 Universiteti i Tiranes, Fakulteti i lnxhinierise se Ndertimit, Diploma e marrë: INXHINIER I PERGJITHSHEM CIVIL & INDUSTRIAL
Më 1994-1995 Universiteti i Tiranes, Fakulteti i lnxhinierise se Ndertimit, Diploma e marrë: REAL ESTATE EVALUATION
Më 2000-2005 Universiteti Bujqesor i Tiranes , Fakulteti Economik, Diploma e marrë: DREJTIMI I FERMAVE & POLITIKA AGRARE
Më 2011 Master i nivelit te dyte "Drejtimi i fermave & Politika agrare " Titulli i mikrotezes: DECENTRALIZIMI I PUSHTETIT VENDOR & EFEKTET NE ZHVILLIMIN EKONOMIK TE VENDIT