Makinat e rrymës alternative ndahen në tre tipa kryesore: makina sinkrone, makina asinkrone dhe makina të rrymes alternative me kolektor. Parimi I punës së makinave alternalive është i lidhur ngushtë me praninë e fushës magnetike rrotulluese.

Makinat asinkrone

Redakto

Rotori I makinave asinkrone rrotullohet me shpejtësi të ndryshme kundrejt fushës magnetike rrotulluese. Shpejtësia e fushës magnetike rrotulluese ndryshe quhet edhe shpejtësi sinkrone. Prandaj makina elektrike rotori I së cilës nuk rrotulllohet me shpjetësi të njejtë me atë sinkrone quhet makinë asinkrone. Makinat asinkrone ndërtohen kryesisht si motorë elektrikë. Motorët asinkronë në krahasim me motorët e tjerë, janë më të thjeshtë më të sigurtë në punë dhe më të lirë, prandaj përdoren më tepër. Gjeneratorët asinkronë kanë mjaftë të meta, prandaj perdorën shumë rrallë, vetem në ato raste ku nuk kërkohet stabilitet I lartë I tensionit dhe I frekuences.

 
Elektromotori asinkron

Makinat asinkrone përbëhen nga statori ( qe rëndom është I palëvizshëm) dhe nga rotori ( që mund te rrotullohet rreth boshtit te tij). Qarku magnetik I makinave asinkrone përgatitet prej fletesh çeliku të izoluara me llak. Në siperfaqen e brendshme të statorit dhe në sipërfaqen e jashtme të rotorit ndodhen kanalet ku vendosen përcjellësit e pështjelles së statorit, përkatësisht të rortorit.

Pështjellja e statorit zakonisht është trefazore ndërsa pështjellja e rotorit mund të jetë trefazore ose në formë kafazi. Kur rotori është i realizuar me pështjellë trefazore, atehere tri daljet e pështjelles së rotorit lidhen në tri unaza të ndërtuara nga materlai përçues. Unazat janë të përforcuara për boshtin e rotorit. Nëpërmjet tri brushave që rrëshqasin nëpër unaza, bëhet lidhja e pështjelles së rotorit në qarkun e jashtëm. Ne seri me qarkun e pështjellës së rotorit lidhen reostatet. Reostatet përdoren për lëshimin në punë të makines dhe per rregullimin e shpejtësisë së rrotullimit të saj. Makinat asinkorne me rotor dhe me unaza quhen makina asinkrone me unaza.

Kur pështjella e rotorit realizohet në formë kafazi në çdo kanal të rotorit vendoset nga një thupër përcjellëse ( e ndërtuar prej bakri ose prej alumini). Skajet e thuprav nepermjet dy unazave përcjellëse, lidhen në të shkurtër.

Makinat e tilla, ndryshe quhen makina asinkrone me rotor të lidhur shkurt ose me pështjellë rotori në formë kafazi. Shumica e makinave asinkrone sidomos ato me fuqi të vogël dhe të mesme, përgatiten me pështjellë të rotorit në formë kafazi. Ndërmjet rotorit dhe statorit gjendet hapësira ajrore e cila duhet të jetë sa më e vogël. Gjerësia e hapësires ajrore kushtezohet nga teknologjia e prodhimit dhe nga siguria në punë. Në makina asinkrone me fuqi prej disa kw hapësira ajrore sillet rreth 0.25 deri 0.5 mm , kurse ne makinat e mëdha arrin në disa milimetra. Makinat asinkrone zakonisht ftohen me ajër.

Makinat sinkrone

Redakto

Makinat sinkrone janë makina elektrike të rrymes alternative, shpejtësia e rrotullimit e të cilave ndryshe nga ajo e makinave asinkrone, është e barabartë me shpejtësinë e fushës magnetike rrotulluese ( shpejtesinë sinkrone ns). Makinat asinkrone përbehen nga dy pjesë kryesore: nga statori dhe nga rotori. Statori ka bërthamen magnetike të formuar nga llamarinat e çelikut elektroteknik të izoluara nga njëra-tjetra. Në kanalet e statorit vendoset pështjella e rrymës alternative (pështjella e armaturës) e cila zakonisht është trefazore. Rotori që së bashku me boshtin e makinës përbën në tërësi, ka numër të njejtë polesh me atë të pështjellës së statorit. Përreth poleve të rotorit gjenden pështjellat qe formojnë pështjellen e ekscitmit të makinës sinkrone, e cila ushqehet me rrymë të vazhduar.

 
Motori sinkron

Ndërmjet statorit dhe rotorit gjendet hapësira ajrore e cila mundëson lëvizjen e rotorit kundrejt statorit pa fërkim. Në makinat sinkrone, si rregull, pështjella e rrymes alternatve ( armaturë) vendoset në stator, kurse peshtjella e eksitimit vendoset ne rotor. Vendosja e kundert ( pështjella e armatures në rotor kusrse ajo e eksitmiit në stator) haset ne disa makina sinkrone me fuqi te vogel (10 deri 15kw). Vlerat e tensionit dhe rrymës se armatures janë deri disa dhjetra herë më të mëdha se ato te pështjelles se kontakteve rrëshqitese ( brushë-unazë) qe lidhin kete pështjelle me rrjetin si dhe ule sigurinë e saj. Prandaj, në vazhdim do të pranohet se armatura e makines ndodhet ne stator, ndersa peshtjella e eksitmit ne rotor. - Statori i makinave sinkrone ndertohet njelloj si edhe statori i makinave asinkrone, kurse rotori ndertohet me pole te dukshme ose te padukshme, prej nga makina merrr emrin ( makine me pole te dushme ose makine me pole te padukshme). Sikurse edhe te gjitha makinat e tjera rrotulluese, edhe makinat sinkrone mund te punojne ne regjimin motorik ose ne regjimin gjeneratorik. Mirepo, sot makinat sinkrone kryesisht perdoren per pune ne regjim gjeneratorik sepse ne kete regjim i kane karakteristikat e te mira.

 
Motor sinkron

Makinat sinkrne me pole te dukshme kane diameter te madh (deri 16m) dhe raport te vogel te gjatesise dhe diametritr l/D=(0.15/0.2). Zakonisht keto makina kur ndertohen si gjeneratore vihen ne levizje nga turbinate me uje prandaj edhe quhen hidrogjeneratore. Makinat sinkrone me pole te dukshme kane zakonisht numer te madh poloesh dhe perdoren per shpejtesi te rrotullimit me te vogel ose te barabarte me 100 rrot/min.

Makinat sinkrone me shpejtesi mbi 1500rrot/min nderohen me pole te padukshme per te rritur qendruesmerin mekanike ndaj veprimit t forcave centrifugal. Turbinat me avull ndertohen me shpejtesi 3000rrot/min, prandaj gjeneratoret qe vihen ne levizje nga to quhen turbogjeneratore dhe ndertohen me pole te padukshme.

Referimet

Redakto

N.Xjorxhi "Makinat e rrymes alternative", Tiranë 1979

R.Çani "Makinat sinkrone", Tiranë 1979

N.Orana "Bazat e elektroteknikes II", Prishtinë 1994