Maklura
lloj i bimëve
Maklura (Maclura pomifera) është një pemë gjetherënëse që rritet nga 8 deri në 15 m lartësi. Maklura ka një frut tepër të veçantë që ngjason me një portokall të madh të gjelbër e të rrudhur. Fruti nxjerr një qumësht të bardhë e ngjitës kur dëmtohet.
Maklura
|
Përshkrimi
RedaktoMaklura e ka prejardhjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe në mënyrë natyrore rritet në shtetet Teksas, Oklahoma dhe Arkansas. Gjethet janë të gjata e në formë vezake. Fruti është i madh, me diametër 10-13 cm, dhe ka ngjyrë të gjelbër në të verdhë kur piqet, dhe ka një shije të ngjashme me trangullin. Maklura ka dru të rëndë e të fortë, me ngjyrë të verdhë në portokalli, dru i cili i qëndron kalbjes për një kohë të gjatë.
-
Pemë e rritur
-
Lëvore
-
Gjethe
-
Lulet
-
Fruti