Malaria Cerebrale
Malaria Cerebrale - Zbulimet e Fundit mbi Mekanizmat Fiziopatologjike Malaria cerebrale zakonisht shkaktohet nga nje infeksion nga Plasmodium falciparum dhe eshte zakonisht vdekjeprurese. Studimet e autopsive tregojne qe eritrocitet e infektuar ngjisin dhe bllokojne enet e gjakut cerebral dhe depozitohet fibrine.
Per te qartesuar patogjenezen e malaries cerebrale, kerkuesit kane analizuar studimet e koheve te fundit dhe u verejt qe: - Enet e gjakut te secilit organ (tru, mushkeri, palce e kockes, placente, etj) kane nje shtrese endoteliale te dallueshme dhe qelizat endoteliale te atij organi ekspozojne nje sasi receptoresh siperfaqesore te veçante (unike). - Eritrocitet e infektuar nga parazitet e malaries paraqesin proteina specifike te membranes qe lejojne lidhjen me receptoret endoteliale ne disa lloje enesh gjaku. - Eritrocitet e infektuar lidhen me receptorin e proteines C endoteliale (RPCE) te eneve te gjakut cerebral. - RPCE e lidhur me eritrocitet e infektuar nuk jane ne gjendje te aktivizojne proteinen C; Proteina C e aktivizuar (PCA) normalisht limiton formimin e trombines dhe depozitimin e fibrines. - PCA gjithashtu ka efekte citombrojtese, perfshire ato antiinflamatore, antiapoptoze dhe ruajtjen e funksionit te barrieres endoteliale qe nuk funksionojne siç duhet ne malarien cerebrale.