Mali i Moravës
Mal ne Korçë
Mali i Moravës ndodhet në lindje të Korçës me lartësinë më të madhe 1808 m (Maja e Çardhakut). Mali i Moravës ka gjatësi 30 km e gjerësi 10 km. Shtrihet midis fushës së Devollit në lindje, fushës së Korçës në perëndim, grykës së Cangonjit në veri dhe Qafës së Kazanit në jug, e cila e ndan nga Mali i Gramozit. Lartësitë mbizotëruese janë 1000–1500 m, me disa maja më të larta, si Maja e Lartë (1878 m), Guri i Capit (1573 m) etj. Pjesa veriore ka dy kurrize që ndahen nga disa zgjerime, ndërsa pjesa jugore ka karakterin e një malësie, me forma të relievit akullnajor. Nga Morava burojnë disa përrenj që derdhen në Devoll dhe Osum.