Maliq Sadushi
Ky artikull ose seksion mund të jetë kopjuar dhe ngjitur këtu nga http://www.gazetadita.al/kujtimet-e-maliq-sadushit-mehmet-shehu-e-verteta-per-eliminimin-e-tij/ (DupDet · CopyVios), ndoshta në kundërshtim me politikat e të drejtave të autorit në Wikipedia. Ju lutem korrigjoni këtë duke e përmirësuar këtë artikull për të hequr çdo material jo të lirë me të drejtë autori dhe atribuo përmbajtjen e lirë në mënyrë korrekte, ose kandidoje artikullin për grisje. |
Maliq Sadushi lindi më 02.02.1928 në Vajzë të Vlorës. Rrjedh nga një familje me tradita patriotike si nga babai edhe nga nëna. Babai i tij dhe gjyshi nga nëna kanë marrë pjesë në Luftën e Vlorës më 1920. Në moshën 2 vjeç e lë nëna dhe në moshën 4 vjeç e lë edhe babai dhe u rrit jetim. Megjithë vështirësitë e mëdha kreu shkollën fillore në Vajzë. Më 1939 detyrohet të fillojë punë për të përballuar jetën. Në vitin 1942 organizohet me grupin e të rinjve komunistë të krahinës së Kudhësit. Rreshtohet partizan në çetën e Vajzës në moshën 16 vjeç, më pas në batalionin “Ismail Qemali”; në nëntor 1943 rreshtohet në Brigadën e 5-të Sulmuese dhe në dhjetor 1943 pranohet anëtar i PKSH. Maliqi i rreshtuar në radhët e Brigadës së 5-të sulmuese e ndoqi armikun deri përtej kufijve shtetërorë, deri në Sanxhak të Jugosllavisë, duke kontribuar për çlirimin e popujve jugosllavë. Pas çlirimit të vendit rreshtohet në forcat e ndjekjes për asgjësimin e bandave diversioniste deri në 5 dhjetor 1945. Më pas caktohet shef i seksionit të sigurimit të ushtrisë pranë Komandës së Përgjithshme. Pas një kursi një vjeçar caktohet komandant batalioni në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Pastaj kryen kursin për filozofi dhe ekonomi politike prej vitit 1955-1956. Nga viti 1958-1961 kryen Studimet e Larta në Moskë në “Akademinë Ushtarake Frunxe”. Në korrik 1962 emërohet komandant i Brigadës në Laç, e më pas Komandant i Brigadës së Këmbësorisë në Kukës. Prej 1968-1969 kryen Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë. Prej 1969-1973 caktohet shef shtabi Korpusi. Prej vitit 1973-1974 caktohet pedagog në Akademinë Ushtarake “Mehmet Shehu”.
Prej vitit 1974-1982 ka kryer detyrën e Zv/Ministrit të Mbrojtjes dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit Popullor për Vlorën dhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në tetor 1982 shkarkohet nga të gjitha detyrat shtetërore dhe nxirret në lirim për dyshime si pjesëtar i “Komplotit” të Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut. Ka marrë shumë urdhra e medalje për merita lufte e shërbimi ndaj Atdheut! Vdiq në vitin 2010.