Mandrica is located in Earth
Mandrica
Mandrica (Earth)

Mandrica është një fshat në kufirin jugor të Bullgarisë pjesë e rrethit të Ivajlovgradit, provinca Haskovo. Është nji nder të rrallët fshatra shqiptar në Bullgari. Popullsia në vitin 2006 ishte 75 banorë.

Gjeografia

Redakto

Mandrica është vendosur në bregun e djathtë të lumit Bella Reka në pikën më lindore të maleve Rodope 15 kilometra në jug të Ivajlovgradit dhe dy kilometra larg lumit Lluda reka i cili njëkohësisht formon vijën kufitare bullgaro-greke.

Histori

Redakto

Sundimi Otoman

Redakto

Fshati Mandricë u krijua më 1636 nga disa barinj othodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë otomane me produkte qumështi. Ata u lejuan të merrnin një copë tokë dhe të mos pagonin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII nga rrethinat e Korçës dhe në shekullin XIX nga rajoni i Sulit që ndodhet në Greqine e sotme. Banorët i ruajtën veshjet kombetare suljote deri në shekullin e 19-të kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat thrakiane, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi. Në shekullin e 19-të Mandrica ishte një qytet i vogël shqiptarësh në kazanë e Dimotkës. Në vitin 1873 ishte një vendbanim me 250 shtëpi, me rreth 1080 banorë shqiptarë. Në 1908 burimet greke e quanin popullsinë prej 3500 banorësh si "grekë shqipfolës shumica e të cilëve fliste edhe greqisht". Profesionet kryesore ishin rritja e krimbit të mëndafshit, kultivimi i duhanit, artizanati dhe tregëtia. Fshati kishte tre institucione arsimore greke: një shkollë për djem, një shkollë për vajza dhe një kopësht fëmijësh.

Lidhje të jashtme

Redakto

Shih edhe

Redakto