Mantho Konomi
Mantho Konomi (greqisht: Μάνθος Οικονόμου, 1754–1822) ka qënë një nëpunës, këshilltar dhë ndihmës i Ali Pashas në Janinë.
Jeta
RedaktoI lindur më 1754 në fshatin Kukël, në krahinën i Zagorisë (në Greqi e sotme). Mbasi mbaroi shkollën fillore në fshatin e tij i vazhdoi mesimet në Janinë. Nga 1800 ishte ende në shkollë. Në saj të personalitetit të tij:si njeri i ndershëm, punëtor i zellshëm, shumë i edukuar,ishte angazhuar nga gjyqi i Aliut, dhe shpejt ai arriti të bëhet këshilltar i tij i besueshëm.
Ndërsa ai ishte në shërbim të tij ai i qëndroi besnik Ali Pashait. Kur i jepej mundësia gjithmonë ndërhyri për të shpëtuar njerëzit që i volisnin atij nga burgimi ose edhe vdekja (si psh Konstandin Ikonomi). Qëndrimi i tij ishte disa herë i keqkuptuar. Njerëzit që e njihnin atë, ishin të sigurt për ndjenjat e tij pro-greke. Vetë ai dhe vëllai i tij u bënë anëtarë të Filiqit Eteria në 1817.[1] Në 1819 ai negocioi, për Ali Pashën, me britanikët, dorëzimin e qytetit bregdetar Parga. Po atë vit ai gjeti në Kukël, "Shkolla Qendrore e Zagorit". Gjatë konflikteve midis Ali Pashës dhe Perandorisë Osmane, ai ndoqi me përpikmëri udhëzimet e Filiqit Eteria.
Ai u arrestua nga trupat osmane të Mahmut Dramali Pashës (edhe ky nje shqiptar nga origjina dhe i afërm i Ibrahim Pashës) në Mecova dhe u egzekutua më 22 gusht 1822.
Burimet
Redakto- ^ A.Kathareios (Inspector of the 1st educational region of Epirus) Report of Inspection of Zagorohoria in 1913
Lidhje te jashtme
Redakto- Biography (in Greek)
- bibliography Arkivuar 21 mars 2012 tek Wayback Machine