Maqo Berberi
Maqo Berberi në vitin 1950 fillon punë në Radio-Tirana. Ai përgjigjej për radiofoninë dhe incizimet. Por gjithashtu, ngarkohej me punë për të bërë lidhjet fonike dhe efektet speciale në Teatrin Popullor, Estradën e Shtetit në sallat, ku zhvilloheshin konferencat e rëndësishme të Partisë së Punës si dhe për mitingjet në vende të hapura. I është dashur të bashkëpunojë me të gjithë plejadën e teknikëve dhe inxhinierëve të RTSH-së. Duke qenë në një detyrë të tillë, është njohur dhe me figurat më të rëndësishme të shtetit.