Maracajaú (Gjuha Tupi) është një komunë dhe plazh që gjendet në qytetin brazilian të Maxaranguape, shteti Rio Grande do Norte (rreth 50 km nga kryeqyteti Natal). Me një popullsi prej rreth 2,000 njerëzve burimi kryesor i të ardhurave është peshkimi ndjekur nga turizmi.

Plazhi Maracajaú.

Maracajaú është i njohur për formacionet koralore të quajtura nga vendasit "Parrachos de Maracajaú" që ndodhen 7 kilometra nga bregdeti. Formacionet koralore formojnë pishina natyrore me ujërat e kristaltë.

5°24′37″S 35°18′42″W / 5.41028°S 35.31167°W / -5.41028; -35.31167