Marash Hajati
Marash Hajati (Shkodër, 10 janar 1934 - Tiranë, 28 mars 2013) ka qenë gazetar i njohur i organeve te shtypit dhe medias në Shqipëri. Ka qenë drejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit si dhe kryeredaktor i gaztës Zëri i Popullit dekadën e fundit të regjimit komunist.
Marash Hajati
| |
---|---|
Lindi | 1934 |
Vdiq | 2013 |
Biografia
RedaktoU lind më 10 janar 1934 në Shkodër, në lagjen e malësorëve siç quhej asokohe, i biri i Kolës dhe Sofijes. Shkollën e mesme e kreu më 1952 në qytetin e lindjes. Nga viti 1952 e deri në vitin 1957 ndoqi studimet e larta e në Universitetin e Petërburgut, në Fakultetin e Filologjisë, dega gazetari. U caktua si redaktor në gazetën "Puna" e më pas, sekretar kolegjumi i saj dhe instruktor për shtypin. Nga viti 1974 deri në vitin 1988 ka qenë fillimisht Drejtor i Televizionit e që nga fillimet e viteve 80-të Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit. Në vitet 1988-90 Kryeredaktor i gazetës "Zëri i Popullit". Për afro 14 vjet ka qenë Kryetar i Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë.
Vitet e fundit ai ishte dhe kryetar i shoqatës së Nikajt e Merturi, dhe kryeredaktori i parë i gazetës që doli nga kjo shoqatë, po me emrin Nikaj i Mertur.[1]
Dokumentare
Redakto- Tërmeti tundi malet por jo zemrat tona
- Fitimtarë mbi tërmetin (Nderuar me Çmim Republike)[2]
Botime
Redakto- Bijtë e tokës sime (krijime publicistike), 1982;
- Dera e prapme shtypit, (ngjarje e kujtime nga puna në shtyp e media), 1998;
- Shqipëria në kapërcimin e shekullit, (analiza e komente). 1999;
- Çanta me kontratë, (Poezi);
- Tish Daija, i veçanti, (monografi), 2005;
- Vite befasish. (kujtime);
- Histori dhe Vizion Stefani & Co, (monografi);
- Dritëro, kohës i falemi për këtë ditar (kujtime), 2012.
Referime
Redakto- ^ Peti, Enkeleda (30 mars 2013). "Ndërron jetë një nga baballarët e gazetarisë shqiptare, Marash Hajati". shekulli.com.al. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2022. Marrë më 4 janar 2022.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!) - ^ "Marash Hajati". logoreci.com. Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2013. Marrë më 4 janar 2022.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!)