Mare Polare është një lojë table e pregatitur nga Robert Fraga dhe prodhuar e plasuar në tregun e BE-së dhe ShBA-së nga ana e "Selecta Spiel". Loja i dedikohet moshave të reja nga 4 vjeçarja. Loja pos argëtimit ka për qëllim ushtrimin e memories, ndjenjës së të prekurit si dhe afirmimin e jetës së eskimezëve. Ka disa variate të lozjes së saj dhe mund të luhet nga 2 deri 4 persona-lojtar.

Përmbajtja materiale është : 14 fletë kartonë që simbolizojnë copëza akulli, një nga ato akull-pasqyr, një Iklo eskimeze, një mal akulli, 4 figura të drunjëta të eskimezëve, 10 fletë recepte gjellërash, 1 kubë zari, 1 thesë me 64 peshqë si dhe fletë udhëzimin e varianteve të lojës.

Copë akulli pas copë akulli, banorët e Arktisit kërcejnë për të gjuajtur peshkun. Secila familje ka receptin e vetë të dëshiruar. Këtë recept, peshkatari i familjes vetem në fillim mund ta shehë e ta lexojë se ç'farë lloj peshku i duhet të gjuajë që e zoja e shtëpisë të gatuaj në felteren e saj. Po që peshkatari është i huptë e harron, atij Orakli tek mali i akullit si pasqyrë do ti ndihmon.

Lidhje të jashtme Redakto