Margarita Kostaqi
Dr Margarita Lluka (Kostaqi) mjeke shqiptare, lindur në vitin 1938 në Durrës. Në vitin 1961 kreu me rezultate të shkëlqyera Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tiranës. Emërohet në klinikën e propedeutikës me drejtues Prof. Nikolla Shurbani dhe pastaj në katedrën e terapisë për lëndën e propedeutikës ku punoi pedagoge deri në vitin 1982. Në vitin 1967 merr titullin si specialiste në kardiologji. Në vitin 1980 deri 1981 specializohet në Paris për EKO të zemrës. Ishte një nga specialistet e para që vuri në jetë ekzaminimin ekografik të zemrës në vendin tonë. Në vitin 1982 internohet në Kavajë, ku banoi deri në vitin 2011 kur u nda nga jeta.