Marie Tuçi

(Përcjellë nga Maria Tuci)
This is the stable version, checked on 23 tetor 2022. 2 pending changes await review.

Marie Tuçi (Ndërfushaz, 12 mars 1928 - Spitali i Shkodrës, 20 shtator 1950) ka qenë kundërshtare e regjimit komunist në mbrojtje për lirinë e fesë, arsye për të cilën u arrestua, torturua dhe ndërroi jetë nga kjo.

Marie Tuçi, c. 1945.

Biografia

Redakto

Lind më 12 mars 1928 në fshatin Ndërfushaz, e bija e Nikollë Mark Tuçit dhe e Dilë Fushës. Ajo ishte nxënëse e shkollës së mesme të motrave Stigmatine në Shkodër dhe më pas u bë mësuese në internatin e Oroshit.

I del kundër regjimit komunist ne mbrojte të së drejtës së saj për të besuar lirisht . Marie Tuçi u arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, pas vrasjes së sekretarit të Partisë Komuniste në Mirditë së Bardhok Bibës . Ajo u torturua duke u mbyllur në një thes, lakuriq, bashkë me një mace të egër dhe duke u goditur në menyre të vazhdueshme. Vdes në spitalin e Shkodres më 20 shtator të vitit 1950. Ajo është e vetmja grua që renditet mes 40 martirëve të parë të kishës katolike shqiptare.

U bë e njohur përmes poezisë së Meti Fidanit Po vdes nanë, sot po vdes.

Referimet

Redakto

[1]

[2]

  1. ^ http://www.njekomb.com/?p=54469[lidhje e vdekur]
  2. ^ https://historia-ime.com/2019/03/08/10-gra-sa-per-1000-burra[lidhje e vdekur]