Marie Gernet
Marie Gernet (1 tetor, 1865 - 10 shkurt 1924) ishte një matematikane gjermane, e cila në vitin 1895, ishte gjermanja e parë që promovohet në në Universitetin e Heidelberg. Ajo më vonë punoi si mësuese në Shkollën e Lartë për vajzat në Karlsruhe.
Marie Gernet | |
---|---|
Lindi | Ettlingen, Gjermani | 1 tetor, 1865
Vdiq | Gabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti |
Shtetësia | Gjermane |
Profesioni | matematikane |
Jeta
RedaktoMarie Gernet lindi në vitin 1865, në Ettlingen dhe vinte nga një familje katolike. Ajo ishte e bija e mjekut të përgjithshëm Carl Gernet (1837-1908) dhe Julie Gernet (mbiemri i vajzërisë Otten).
Nga viti 1871 deri më 1880, ajo ndoqi mësimet në shkollën e mesme të vajzave në Karlsruhe. Në verën e vitit 1883, ajo e kaloj provimin e diplomimit në Princess-Wilhelm-Stift për mësuese të shkollave të mesme të vajzave. Pas studimeve private në matematikë, pas kërkesës që ajo bëri, asaj iu dha një leje për studimin e matematikës, kimisë dhe fizikës në TH Karlsruhe.
Atje, ajo nga vitit 1888 deri 1891, ndoqi studimet në lëndën e matematikës në algjebrën e logjikës me profesor Ernst Schröder si dhe ligjëratat themelore në matematikë dhe fizikë tek Heinrich Hertz. Nga viti 1891 ajo studioj në Universitetin e Heidelberg.
Në vitin 1897 ajo u punësua si mësuese në gjimnazin e parë gjerman të vajzave në Karlsruhe, ku ajo dha mësim deri në vdekjen e saj, më 10 shkurt 1924.
Literatura
Redakto- Renate Tobies: „Aller Männerkultur zum Trotz“: Frauen in Mathematik und Naturwissenschaften. Campus Verlag, 1997. ISBN 978-3-593-35749-2, GoogleBooks Stampa:De
- Marie Gernet: Über Reduktion hyperelliptischer Integrale. Heidelberg, 1895. (Nachweis im Katalog der UB Heidelberg) Stampa:De
Lidhje të jashtme
RedaktoKy artikull biografik për një shkencëtar/e është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |