Marie Tuçi
Marie Tuci (Ndërfushaz, 12 mars 1928 - Spitali i Shkodrës, 20 shtator 1950) ka qenë kundërshtare e regjimit komunist në mbrojtje për lirinë e fesë, arsye për të cilën u arrestua, torturua dhe ndërroi jetë nga kjo.
Biografia
RedaktoLind më 12 mars 1928 në fshatin Ndërfushaz, e bija e Nikollë Mark Tucit dhe e Dilë Fushës. Ajo ishte nxënëse e shkollës së mesme të motrave Stigmatine në Shkodër dhe më pas u bë mësuese në internatin e Oroshit.
I del kundër regjimit komunist ne mbrojte të së drejtës së saj për të besuar lirisht . Marie Tuci u arrestua pas reprezaljeve që u bënë në Mirditë nga qeveria komuniste, pas vrasjes së sekretarit të Partisë Komuniste në Mirditë së Bardhok Bibës . Ajo u torturua duke u mbyllur në një thes, lakuriq, bashkë me një mace të egër dhe duke u goditur në mënyrë të vazhdueshme. Vdes në spitalin e Shkodres më 20 shtator të vitit 1950. Ajo është e vetmja grua që renditet mes 40 martirëve të parë të kishës katolike shqiptare.
U bë e njohur përmes poezisë së Meti Fidanit Po vdes nanë, sot po vdes.