Mariglen Disha është Kryetari i Bashkisë Librazhd.

Kryetar i Bashkise Librazhd
Mariglen Disha

Biografia

Redakto

Mariglen Disha lindi më 25 qershor 1980 në fshatin Dranovicë të Librazhdit. Pas përfundimit të arsimit të mesëm ndoqi studimet e Larta pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, ne Universitetin Politeknik te Tiranës, në degën Inxhinieri Ndërtimi, Profili Infrastrukture Transporti.

Karriera

Redakto

Në vitin 2004 fillon ushtrimin e profesionit si zbatues i projekteve inxhinierike si dhe duke vijuar me ushtrimin e profesionit në institucione të ndryshme shtetërore.

Mariglen Disha per vite me radhë ka drejtuar disa nga sektoret me te veshtire me probleme te mbartura nder vite sic jane Legalizimet. Ai ka drejtuar me sukses Drejtoritë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si Drejtoria Vendore e ASHK-së Korçë, Elbasan dhe Tiranë. Falë punes se palodhur dhe perkushtimit maksimal si dhe menaxhimit te duhur arriti te finalizonte me sukses nje numer te pafund aplikimesh dhe dosjesh të mbetura pezull prej shumë vitesh.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, Z. Disha propozohet si kandidat i Partise Socialiste ku fiton zgjedhjet vendore me nje diference shumë te madhe votash ndaj koalicionit opozitar.

Që nga Qershori i vitit 2023 ai ka drejtuar Bashkinë Librazhd duke dhënë kontributin e tij të cmuar në zhvillimin e qytetit dhe jo vetëm. Politikat e duhura të ndjekura prej tij për zhvillimin e zonës kane lehtësuar jashtë mase jetesën e banorëve duke krijuar infrastukurë të re, duke ndërtuar shkolla dhe qendra shendetësore, ujësjellësa. Një vemendje të vecantë Kryetari Mariglen Disha i ka dhënë zhvillimit të turizmit në zonen e Librazhdit, ku me mbeshtetjen e tij janë ndërtuar dhe vazhdojnë të ndertohen bujtina në zona të ndryshme të Librazhdit, kryesisht në zonen e Parkut Kombëtar Shebenik. Si rrjedhojë Librazhdi sot vizitohet nga turistë te pafund vendas dhe të huaj ku shijojnë atraksionet e zonës, kulinarinë e larmishme dhe pamjet panorameske. Një tjetër element i vecante i Z. Disha është përkrahja dhe ndihma e pakursyer që vetë Kryetari Mariglen Disha jep për shtresat në nevojë duke krijuar mundesira qe jetesa e kesaj shtrese ne nevoje te lehtesohet sadopak.

Ndër objektivat konkrete që Kryetari Mariglen Disha është dhe rikthimi i banoreve qe kane braktisur zonat, tashme me një infrastrukture të re, dhe me perkrahjen e tij këta banore të investojne në zonat e tyre duke e zhvilluar akoma më shume turizmin malor, një pike e forte kjo per zonën e Librazhdit.[1][2]

Shikoni dhe

Redakto

Referimet

Redakto