Marinela Ndria specialiste shqiptare e restaurimit të veprave të artit. Është diplomuar në Fakultetin e Arteve Figurative, Universiteti i Arteve, Tiranë. Ka kryer disa kurse specializimi në fushën e restaurimit të veprave të artit në: Instituti i Artit dhe Restaurimit, Palazzo Spinelli, Firence, Itali; Zyra rajonale e UNESCO-s (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën) në Venecia; si dhe në shkollën profesionale të artit “Frymë dashurie” në Tiranë. Detyrat e saj të mëparshme përfshijnë drejtimin e Laboratorit Qendror të Restaurimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Shqipëri. Më parë ka qenë pedagoge në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, restauruese e veprave të artit në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Tiranë dhe përgjegjëse e sektorit të veprave të artit në Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Tiranë. Në datë 15 mars 2022 restauratorja Marinela Ndria u emërua në pozicionin e Drejtores së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit në Shqipëri.[1] [2]

Burimet

Redakto
  1. ^ https://gazetasi.al/marinela-ndria-drejtorja-e-re-e-arkivit-qendror-shteteror-te-filmit/
  2. ^ https://shqiptarja.com/lajm/marinela-ndria-emerohet-ne-krye-te-arkivit-qendror-shteteror-te/