Mark Shllaku ishte një i dënuar me pushkatim për agjitacion dhe propagandë gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Ende sot e kësaj dite eshtrat e tij nuk gjenden. Letra e tij drejtuar familjarëve, e shkruar dy ditë para pushkatimit u bë e njohur për opinionin publik pasi u publikua në portalin kujto.al. Juli, e bija e Markut tregoi për historinë e letrës në dokumentarin "Të zhdukurit".[1]

Biografia

Redakto

Marku ishte një mësues shkodran, i cili u dënua me pushkatim, pasi akuzohej për agjitacion dhe propagandë si dhe për angazhimin në një celulë të PSD-së.Kur mësoi për pushkatimin, ai vendosi ti shkruajë një letër familjarëve të tij (bashkëshortes Angje dhe dy vajzave të tij)[2] duke u përpjekur të paramendonte vendin ku do ta ekzekutonin dhe varrosnin, bazuar në pushkatimet e shokëve të tij. Kur një i dënuar me pushkatim ekzekutohej, familja nuk kishte asnjë të drejtë të merrte trupin e tij e asnjë informacion për vendin ku do të varrosej, ndaj Marku u përpoq të linte adresën e vendit të pushkatimit në letër. Gruaja dhe vajza e vizituan disa ditë përpara pushkatimit dhe në këtë vizitë Marku i komunikoi se letrën me informacione të rëndësishme do tia linte midis sendeve personale. Informacioni ishte i pasaktë dhe familjarët e tij ende vijojnë kërkimin për eshtrat e tij 70 vite pas pushkatimit.

Pushkatimi

Redakto

Marku ishte 31 vjeç kur u dënua me pushkatim.[3] Letra që shkruajti përpara pushkatimit, e publikuar nga familjarët në 2019 nxiti në opinionin publik fillimin e një peticioni për gjetjne e eshtrave të Markut.

Referime

Redakto
  1. ^ https://shqiptarja.com/lajm/te-kam-dasht-me-shpirt-ju-puth-me-mall-per-here-te-fundit-letra-rrenqethese-e-mwsuesit-para-se-ta-pushkatonin
  2. ^ https://dosja.al/tag/mark-shllaku/
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2019. Marrë më 29 shtator 2019. {{cite web}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)