Maroon 5 është një grup roku që kanë origjinë nga Los Angeles, California.Grupi është formuar në vitin 1994 si Kara's Flowers ku anëtarët ishin ende në shkollë të lartë dhe fillimisht përbëhej nga Adam Levine (vokalisti kryesor, kitare), Jesse Carmichael (kitare, vokalisti në prapavije) Mickey Madden (baterist) dhe Ryan Dusick (baterist). Albumi i parë u titullua We Like Digging.Ata lëshuan albumin The Fourth World, më 1997.Pas mossuksesit, grupi u nda dhe anëtarët vazhduan kolegjin.

Në vitin 2001 grupi u ribashkua , me gitaristin James Valentine që propozoi emrin e ri Maroon 5 .Pas këtyre ndryshimeve grupi bëri kontrate me Octone Records dhe lansuan albumin e tyre debutues Songs About Jane, në qershor të vitit 2002.Kënga "Harder to Breathe",mori një hov mjaft të madh, që mundesoi që albumi të radhitet në numrin 6 në tabelën e Billboard 200. Grupi fitoi Grammy Award për çmimin Best New Artist më 2005.Në vitet e ardhshme ata vazhduan turnet nëpër gjithë boten.Në vitin 2006, Dusick e la grupin Maroon 5 pas lëndimeve serioze në dorë dhe supe, dhe u zëvendësua nga Matt Flynn. Grupi e lansoi edhe albumin e tyre të dytë It Won't Be Soon Before Long në maj të vitit 2007.Në shtator të vitit 2010, Maroon 5 lasnuan albumin e tretë Hands All Over, që pastaj u rilansua në vitin 2011 me këngën "Moves like Jagger",kënge kjo që pati shumë sukses.Në prill të vitit 2012 grupi regjistruan këngen "Payphone",bashkëpunim ky me Wiz Khalifa .Kjo rezulton në lansimin e albumit të katërt, Overexposed, më 26 qeshor, 2012.Këngët e albumit ishin jashtëzakonisht të suksesshme , sidomos "Love Somebody" dhe "One More Night,".Gjatë 2013, Adam Levine u paraqit në emisionin The Voice, si dhe në paraqitjet televizive në American Horror Story.Në vitin 2014, grupi nënshkroi me Interscope Records dhe lëshuan albumin e tyre të pestë në studio, V .Maroon 5 shiten më shumë se 23 milion albume dhe 109 single në gjithë botën.

Hitet më të suksesshme Redakto

10.“Payphone” Suksese të medha arritën me këtë këngë, e cila njëkohësishtë morri shumë çmime.
9.Goodnight goodnight
.Adam Levine tregon histori shumë vizuale në tekstet e tij. Ai e shkroi këtë këngë për albumin e dytë. Ashtu si në shumë nga këngët e tij, Levine numëron për gjëra që ai mund të kishte bërë më mirë në marrëdhëniet e tij me vajzën e tij. Ndarja e ekranit "Para" dhe "Pas"ne videoklip është me të vërtet interesante dhe tregon histori dashurie të çiftit në një mënyrë intriguese, emocional.
8.Sunday morning , kjo këngë ka disa momente të muzikës jazz si dhe u shfaqë në filmat romantikë “Something’s Gotta Give” dhe “Love Actually.”
7.Harder to breathe , është një përzirje e bukur e stilit të rokut dhe R&B.Është një histori në lidhje me një çift në ankth,ku teksti ka lindur në të vërtetë nga frustrimi i Adam Levine-së në lidhje me presionin që ishte vënë mbi të për të dalë me më shumë single.
6.Makes me wonder , është single i parë e cila ndjek shembullin si shumë këngë të Levine-së rreth marrëdhënieve të dështuara, por mbart kuptimin e dyfishtë në konfuzion e tij mbi klimën politike të kohës.
5. Misery , kryesoi në listat e Billboard SHBA Adult si dhe mori cmimin Grammy për performancën më të mirë.
4. She will be loved , kjo këngë është deshmi për aftësin vokaliste të Adam Levine,poashtu u nominua nga Grammy në Mainstream Top 40 dhe Adult Top 40 listat.
3.Daylight , njihet si një ndër këngët më romantiket,ashtu si hitet e tjera u radhit e para nëpër lista te ndryshme.
2.Moves like Jagger,suksesin më të madh komercial e arriti me këtë këngë, si më të shiturën në vitin 2011 dhe kryesoi në të gjitha llojet e listave ndërkombëtare , duke përfshirë edhe SHBA-në.
1.This love ,kënga më emocionale dhe erotike.Kjo kryesoi disa lista nderkombëtare dhe fitoi Grammy për përformancen më të mirë pop,gjë që ndikoi të konsiderohet sikur kënga më e mirë e grupit.

Anëtarët e grupit Redakto

Current members

Studio albums Redakto

  • Songs About Jane (2002)
  • It Won't Be Soon Before Long (2007)
  • Hands All Over (2010)
  • Overexposed (2012)
  • V (2014)
  • Red Pill Blues (2017)

Arritjet Redakto

Maroon 5 kanë qenë fituesit e tri çmimeve Grammy Awards,tre American Music Awards,katër Billboard Music Awards, dhe pesë Teen Choice Awards.Më 2004 ne World Music Awards, ata fituan çmimin për grupin më të mirë në botë. Më 2012, Maroon 5 fitoi çmimin e publikut për grupin e preferuar.

Referime Redakto

[1] [2] [3] [4]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2013. Marrë më 10 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://www.thehindu.com/features/metroplus/beatstreet-v-maroon-5/article6500588.ece
  3. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Maroon_5
  4. ^ http://www.axs.com/the-10-best-maroon-5-songs-35148