Marrëdheniet me publikun në Shqipëri përgjatë fushatave elektorale
Komunikimi është proces I ndërveprimit simbolik mes njerëzve ,përmes së cilit zotërohet një kod I pranuar nga emetuesi dhe receptuesi.Si një process I vazhdueshem me një kohë të shkuar ,të tashme dhe të ardhme përdoret për të shkuar drejt një synimi kryesor I cili është shkëmbimi I informacionit. Domosdoshmërisht,duhet pranuar që komunikimi ka ekzistuar bashkë me ne në të gjitha sferat e jetës,duke nisur nga përditshmëria deri tek politika.
Komunikimi me publikun
RedaktoKur I referohemi politikës I referohemi komunikimit të qëllimshëm politik mes organizatave politike dhe jo-poltike,të pasqyruar në media. Komunikim poltik është I rëndësishëm në cdo demokrci moderne,në të cilën populli zgjedh përmes votës së tij,përfaqësuesin dhe automatikisht në këtë mënyrë edhe partinë politike që përfaqëson.Në mënyrë që demokracia të funkionojë komunikimi mes politikës dhe medias duhet të jetë I frytshëm,në të gjitha sferat.Normalisht,këto janë dy fusha të cilat studiohen në disiplina të ndryshme shkencore.
Marrëdhëniet me publikun
Redakto[1]Marrëdhënia me publikun është një disiplinë e cila është shfaqur në botë në vitin 1920.Si praktika të funksioneve menaxhuese dhe komunikuese ajo ,përdoret në Shqipëri gjatë cdo dalje publike të aktorëve politikë.Qëllimi I saj është vetëm vendosje dhe shpërndarje e informacionit.Marrëdhëniet me publikun synojnë të përhapin informacion mes një individi,organizata politike dhe publikut,si aktor kyc.Sigurisht,që mbetet I pranishëm krijimi I një imazhi të caktuar mbi një organizatë politike,e lidhur kjo nga njëra anë me imazhin e organizatës politike dhe nga ana tjetër më imazhin e vetë politikanit. ”Në fushën e imazhit personal,politikanët modernë gjykohen jo vetëm nga ajo cfarë thonë dhe si e thonë por dhe si e bëjnë atë.Stili politik merr të njëjtën vlerë me substancën.”
Marrëdhëniet me publikun në Shqipëri
RedaktoMarrëdhenie me publikun në Shqipëri ,janë një fushë e re e në veprimtaritë politike të partive politike shqiptare,krahasuar kjo me përdorimin e tyre në vendet e tjera të botës. Evolimi I tyre ka kaluar në disa faza kryesore të cilat janë :
- Periudha e shtetit totalitar{1945-1990},ku këto marrëdhënie kontrolloheshin tërësisht nga shteti.Ishte kreu I vendit Enver Hoxha,I cili përmes direktivave në formë fjalimesh,shkrimesh dhe librash,jepte informacionin I cili përpunohej nga masat.
- Periudha e tranzicionit {1990-1995} kur mungonte njohja e konceptit bashkëkohor të marrëdhënies me publikun,që nënkuptonte thjesht zëdhënësin e institucioneve.
Ato informonin publikun në lidhje me sukseset e institucionit madje informacionet më kryesore u jepeshin në fillim mediave proqeveritar. Kuptohet në këytë formë që gjatë kësaj kohe ishin marrëdhënie te kontrolluara pjesërisht nga shteti. Në kuadër të ndryshimeve në vend,presidenti Ramiz Alia vendosi pranë zyrë së tij zëdhënësin Bashkim Hoxha,I cili është edhe zëdhënësi I par në historikun shqiptar.Ky zëdhënës u largua menjëherë sapo Aliaj u largua nga detyra pa pritur shkarkimin e tij. Në fakt përsa I përket kësaj tradite mund të themi me bindje se ka ardhur deri në ditët tona,largimi nga posti I një funksionari ndërpret edhe detyrën e vartësit të tij.Viti 1994 shënon fillimin e institucionalizimit të emërimit të zëdhënësve në disa ministri:Ministria e Brendshme,Ministria e Minierave dhe Energjetrikës kishin zëdhënësa.Ludmilla Pajo është zëdhënësja e parë e ministrive që shfaqet para mediave dhe opinionit public me emrin e saj të shkruar në deklaratat për shtyp.
Disa nga emrat shqiptarë
RedaktoCfarë kuptojmë nga ky vit si thelbësore është futja e femrave në marrëdhënie me publikun edhe ne Shqipëri.
- Periudha {1995 dhe në vazhdim}janë në zhvillim e sipër,marrëdhëniet me publikun sipas koncepteve perëndimore.Të gjithë zëdhënësit përballen në mënyrë të drejtëpërdrejtë me median në konferenca t e shtypit.
- Në vitin 1998,Kryeministri Fatos Nano do të fuste për herë të parë konceptin e Këshilltarit të ministrit për Marrëdhënie me publikun.
- Në nëntor të 1998,duke synuar një transparencë me publikun krijohet Ministria e Informacionit me ministër Musa Ulqinin.Kjo ministri kishte tre sektorë kryesorë:
- Drejtorinë e komunikimit me median
- Drejtorine e komunikimit me publikun
- Sektori I analizës dhe informacionit,I cili merrrej me hartimin e pasqyrë së medias.
Buletini qeveritar
RedaktoMinistria e infromacionit për herë të parë filloi botimin e “Buletinit Qeveritar”nëpërmjet të cilit I jepej informacion medias dhe publikut. Në vitet e ardhshme ajo cfarë ndodh në vendin tonë nuk është tjetër vecse evolim I marrëdhënies me publikun dhe shtrirje masive e saj në politikë dhe kudo. Për të kuptuar qartëisht si janë shfaqur këto marrëdhenie ,duhet bërë ndarja e veprimtarive të tyre në katër lloje kryesore. Ndarja e tyre është berë nga studiuesi Brian McNair,I cili të gjitha format I ka prezantuar në një libër që pasqyron gjithcka në lidhje me komunikimin politik: Mënyra se si ato shfaqen në Shqipëri,është një konstatim personal ,lehtësisht I evidentueshëm pas zotërimit të njohurive të komunikimit public politik.
[2]Format e menaxhimit të medias ~janë aktivitete që janë modeluar për të zbuluar nevojat dhe kërkesat e mediave moderne dhe për të shtuar kështu aksesin e politikanëve në median e lirë.Në vendin tonë,në dy televizionet më të njohura Klan dhe Top Chnaneel.Secila nga këto media ka emisone të cilat I kushtohen gjerësisht ngjarjeve poltike Top Story dhe Opinion,drejtuar nga Sokol Ballad dhe Blendi Fevziu,bëjnë zhurmën më të madhe përsa I përket cdo zhvillimi politik Të vendosur përballë gazetarëve të ftuarit japin përgjigje për pikëpyetje e publikut.GJatë fushatës elektorale daljet e liderëve kryesorë kanë qene shumë të pranishme dhe të kujdesshme në maksimum.
- Menaxhimi I imazhit në marrëdhëniet politike~Lidhet ngushtë me përshkrimin e marketingut politik dhe shpeshherë përfshin teknikat e reklamimit.Përmban cështje të tilla si hartimi I një logoje të përbashkët dhe imazhi individual I politikanit.
- Partitë kryesore në vend PD dhe PS kanë ardhur në zgjedhjet me logot e tyre. Tek PD,logoja ka qëndruar e njëjtë prej vitesh,e vendosur në një sfond blu,nderkohë që PS I ka qëndruar besnike 2 gishtave por ka bërë edhe ndryshime të vogla në logo,rreth të cilave nuk ka bërë ndonjë koment.
- Veshja e liderëvë kryesorë,kanditavë për kryeministër zotit Rama dhe Basha,kanë qenë në kontrast të jashtëakonshëm mes tyre.I veshur me këmishën e tij blu dhe pantallonat gri,Basha ka mbetur Brenda kornizës së politikanit ,kurse Rama është shfaqur sportiv..Pantallonat,atletet,këmisha me logon e PS I kanë qëndruar pranë në të gjitha daljet publike.
- Marketingu Politik~Është teknikë e cila përdoret gjerësisht për miratimin e produktit.Në terma tregtarë kjo arrihet duke e vendosur produktin bashkë me një personalitet të dashur nga fusha e artit dhe e sportit. Në Shqipëri kjo traditë nisi në vitin 2009,ku në fushatat elektorale nisi bërja e këngëve në mbështetje të forcave plitike.Kjo traditë rezistoi deri në vitin 2013.Përgjatë 2017,u përdorën spotet mbështetëse me figura të njohura të cilat mbështesnin politikanët përmes zgjedhjeve të tyre.
- Komunikimet e brendshme të organizatës~Përfshijnë vendosjen e kanaleve për transmetimin e informacionit nga brenda,kordinimin e aktivitetit dhe trajtimet e reagimeve.Të gjithë zyrat e partive politike në SHqipëri janë treguar të kujdesshme me informacionet që kanë përdoru dhe në deklaratat publike qëndrimet kanë qenë të njëjta.
- Sektori I marrëdhënieve me publikun është I lidhur ngushtë dhe në menyrë të padiskutueshme me pseudongjarjet. Orkestrimi I ngjarjeve për konsumin publik,më qartë se kudo vihet re në politikë.Duke kërkuar vëmendjen e publikut dhe aprovimin prej tij të veprimtarive të tyre,politikanët mbështesin manipulimin e medias.
- Një shembull I tillë ishte lajmi I cili bëri bujë në media për pasigurinë zgjedhore e cila e ngadalësoi rritjen e ekonomisë në tremujorin e parë,të fushatës elektorale ,e cila do të sillte si pasojë ngadalësim në tremujorin e dytë.Ky lajm ishte dhënë nga zëdhënësit e Bankës se Shqipërsisë,ndërkohë që media të ndryshme ne rrjetet sociale e ndryshuan përmbajtjen e tij.
- Gazetarët janë kryesorët në cdo komunikim dhe formuesit kryesorë të opinionit publik. Në bazë të qasjeve që ato kanë nëdaj PR ,janë të ndarë në tre grupe në vendin tonë:
- Pozitivistët,japin përgjigje pozitive kundrejt përdorimit të PR.
- Pragmatistët,vlerësojnë anën praktike të njoftimeve sit ë nevojshëm .
- Refuzues,janë gazetarët sipas të cilëve ,njoftimet e shtypit nuk duhen botuar fare,sepse I bëjnë dëm gazetarisë.
[3]Vlen për të përmbledhur edhe nje herë fakti se marrëdheniet me publikun kanë ardhur në Shqipëri si një disiplinë e vonë e cila ka hyrë dhe është përhapur ndjeshëm në fushën e politikës.Ndër vite gazetarët kanë pasur qasje të ndryshme kundrejt saj duke u grupuar në katëegori të caktuara.Në komunikimin politik në Shqipëri në vitin 2017 M.P është konsumuar nga ana e cdo politikani si një mjet I fuqishëm të cilin e ka ndarë një vijë shumë e hollë nga marketingu politik në kuptimin e plotë të fjalës.Mediat kryesisht qoftë ajo tradicionale dhe media sociale përdor PR,si burim kryesor të informacionit në shumicën e lajmeve që ajo transmeton sidomos nga fusha e politikës.M.P duhet parë si disiplinë e cila duhet përdor në fusha të gjera të jetës shoqërore brenda një mase të caktuar.
- ^ McNair, Brian. Hyrje ne komunikimin politik.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Godole, Jonila. Gazetaria shqiptare ne tranzicion.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bregu, Zylyftar. Teknologjia e lajmit.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)