Marrëveshja e Parisit për Klimën është një marrëveshje ndërkombëtare, e cila adreson ndryshimin klimatik. Ajo u miratua nga 196 palë në Konferencën e Palëve 2021 që u mbajt në Paris më 12 dhjetor 2015. Marrëveshja hyri në fuqi më 4 nëntor 2016 dhe i detyron ligjërisht palët për zbatimin e saj.

Qëllimi është të kufizohet ngrohja botërore nën 2 gradë celsius, pra në nivelin ku ka qenë para revolucionit industrial. Për arritjen e këtij qëllimi afatgjatë, shtetet synojnë të ulin emisionet e tyre të gazërave të serrës për të patur një botë karbon-neutrale deri nga mesi i shekullit 21.

Marrëveshja e Parisit për Klimën është një gur kilomatrik për procesin shumëpalësh për reagimin ndaj ndryshimeve klimatike sepse për herë të parë të gjithë shtetet u bënë bashkë për një çështje të përbashkët për të ndërmarrë përpjekje ambicioze për luftimin e ndryshimit klimatik dhe për përshtatjen ndaj efekteve të tij.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Faqja zyrtare elektronike e Marrëveshjes