Marsha P. Johnson
Marsha P. Johnson (lindur në 24 gusht 1945- 6 korrik 1992) ishte një aktiviste amerikane dhe e vetë-identifikuar si drag queen.[1] E njohur si advokuese për të drejtat e gejve, Johnson ishte një ndër figurat më të njohura të avangardës së protestave të Stonewall në 1969.[2] Një ndër themelueset e Gay Liberation Front, Johnson bashkë-themeloi organizatën advokuese për transvestitët dhe gejtë me emrin S.T.A.R. (Street Transvestite Action Revolutionaries), së bashku me Sylvia Rivera.[3] Një figurë karizmatike dhe e njohur për skenën kulturore nju-jorkeze dhe të LGBT, Johnson modeloi për Andy Warhol, si dhe performoi me trupën e drag queen, “Hot Peaches”. Prej 1987 deri në 1992 Johnson ishte një aktiviste për ndërgjegjësimin ndaj HIV-it në organizatën ACT UP.[4]
Jeta e hershme
RedaktoJohnson lindi me emrin Malcolm Michaels Jr. në 24 gusht 1945 në New Jersey. Ajo kishte 6 motra e vëllezër si dhe prindërit e saj ishin Malcolm Michael Sr. dhe mamaja Alberta Claiborne. Johnson e frekuentonte shpesh kishën si fëmijë dhe ishte një e krishterë e devotshme gjatë gjithë jetës, duke u fokusuar në katolicizëm dhe besime të tjera.[5] Johnson nisi të veshi fustane në moshën 5 vjeçare por ndaloi menjëherë për shkak të frikës nga ngacmimimet e komshinjve. Në një intervistë të 1992 ajo flet për një ngacmim seksual ku kishte mbetur viktimë..[6][7] Kurse mamaja shpeshherë i thoshte se të qenurit homoseksual është më poshtëruese se të qenurit qen.[8] Pasi Johnson përfundoi gjimnazin në 1963, ajo e braktisi shtëpinë për të shkuar në New Jork me vetëm 15 dollarë dhe një trastë me rroba.[9][10]
Performancat dhe identiteti si drag queen
RedaktoJohnson fillimisht e quajti veten “Black Marsha” por më vonë vendosi të vetëquhet “Marsha P. Johnson” si emri i saj për identitetin drag queen. Mbiemrin Johnson e huazoi prej restorantit “Howard Johnson” në rrugën me nr. 42. Ajo shprehet se shkronja P. nënkupton “pay it no mind”/ “mos e vrit mendjen” [11]dhe e përdorte shprehjen në mënyrë sarkastike kur pyetej për gjininë e saj. Johson vetë-identifikohej si gej, si transvestitë dhe si drag queen. Sipas Susan Stryker, profesor për studimet gjinore dhe seksuale në Unviersitetin e Arizonës, identiteti gjinor i Johnson mund të cilësohet ndryshe si “gender non-confirming” në mungesë të përdorimit të termit transgjinor nga ana e Johnson, e realisht nuk u përdor asnjëherë gjatë jetës së saj.[12]
Kryengritja në Stonewall dhe aktivizmi
RedaktoJohnson pohon se ishte një ndër të parat të komunitetit drag queen që shkoi e mori pjesë në kryengritjen Stonewall, pasi u lejuan edhe gratë brenda; më parë ishte një bar vetëm për djemtë gej. Në orët e para të 28 qershorit 1969 u zhvillua kryengritja Stonewall. Shumë persona pohojnë se Johnson ishte një ndër të parat që iu kundërpërgjigj sulmit policor gjatë kryengritjes.[13]
Referime
Redakto- ^ Feinberg, Leslie (24 shtator 2006). "Street Transvestite Action Revolutionaries". Workers World Party. Marrë më 15 korrik 2017.
Stonewall combatants Sylvia Rivera and Marsha "Pay It No Mind" Johnson... Both were self-identified drag queens.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Carter, David (2004). Stonewall: The Riots that Sparked the Gay Revolution. St. Martin's. fq. 64, 261, 298. ISBN 0-312-20025-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Giffney, Noreen (28 dhjetor 2012). Queering the Non/Human. fq. 252. Marrë më 9 korrik 2017.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kasino 2012.
- ^ Chan 2018.
- ^ Kasino 2012: events occur at 4:21 and 4:41.
- ^ Chan 2018: "Later, Johnson said in an interview toward the end of his life, he was sexually assaulted by another boy, who was around 13."
- ^ Kasino 2012: event occurs at 46:52.
- ^ Kasino 2012: event occurs at 47:22.
- ^ Carter 2010.
- ^ Kasino 2012: event occurs at 37:22; Carter 2010: "In the early days she tended to go out mainly in semidrag and call herself Black Marsha. (When she later dropped the Black and started calling herself Marsha P. Johnson, she explained that the P. stood for 'Pay it no mind.')"
- ^ Chan 2018: "Many transgender people have also come to hail Johnson, and her longtime friend and colleague Sylvia Rivera, as pioneering heroes. (The term transgender was not in wide use in Johnson’s lifetime; she usually used female pronouns for herself, but also referred to herself as gay, as a transvestite or simply as a queen.) 'Marsha P. Johnson could be perceived as the most marginalized of people — black, queer, gender-nonconforming, poor,' said Susan Stryker …"
- ^ Carter, David (2004). Stonewall: The Riots that Sparked the Gay Revolution. St. Martin's. ISBN 0-312-20025-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)