Masakra e Nègrepelisse ishte një rrethim dhe masakër e vitit 1622 nga trupat e mbretit të ri francez Luigji XIII kundër bastionit protestant Nègrepelisse në Francë. Ky rrethim pasoi rrethimin e Montaubanit, në të cilin Luigji XIII kishte dështuar kundër qytetit hygenot .

Masakra e Nègrepelisse (1622)
Pjesë e Rebelimet hygenote
Data10–11 Qershor 1622
Vendodhja44°04′34″N 1°31′19″E / 44.076°N 1.522°E / 44.076; 1.522
Pasoja Fitorja mbretërore
Palët pjesëmarrëse
Mbretëria e Francës Forcat hygenote franceze
Komandantët dhe udhëheqësit
Luigji XIII
Fuqia ushtarake
800 shtetas[1]
Viktimat dhe humbjet
800[2]

Qyteti u pushtua pas një rrethimi të shkurtër, por të gjithë banorët u masakruan, pa dallim moshe apo gjinie; praktikisht të gjitha gratë u përdhunuan dhe qyteti u plaçkit dhe më pas u dogj deri në themel. [3] [4] Ky trajtim i ashpër ishte për shkak të pretendimit të rremë se një regjiment i Ushtrisë Mbretërore Franceze të lënë në garnizon në qytet nga Duka i Mayenne ishte shfarosur nga qytetarët. [5] [6] Mbreti kishte urdhëruar:

Ju urdhëroj të mos kurseni asnjë njeri, sepse më kanë acaruar, dhe duhet tu shërbehet ajo çfarë u kanë bërë të tjerëve.

— Luigji XIII.[7]
  1. ^ Violence, vulnerability and embodiment by Shani D'Cruze p. 171
  2. ^ Violence, vulnerability and embodiment by Shani D'Cruze p. 171
  3. ^ A History of the Huguenots by William Shergold Browning, p. 237
  4. ^ Violence, vulnerability and embodiment by Shani D'Cruze p. 171
  5. ^ A History of the Huguenots by William Shergold Browning, p. 237
  6. ^ Huguenot warrior by Jack Alden Clarke p. 101
  7. ^ Quoted in A History of the Huguenots by William Shergold Browning, p. 238 [1]