Masakra e Peshkëpisë
Masakra e Peshkëpisë është një masakër nga një grupi terrorist greke në pikën kufitare të Peshkëpisë në Republikën e Shqipërisë.
Ngjarja
RedaktoSulmi, ndaj një reparti kufitar pranë fshatit Peshkëpi të Dropullit, katër kilometra brenda kufirit shqiptar, solli vrasjen e dy ushtarakëve shqiptarë dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ai nisi herët në mëngjesin e 10 prillit 1994 dhe u mor përsipër nga formacioni paraushtarak i një grupi nacionalist grek që kërkonte bashkimin e një pjese të Shqipërisë së Jugut me Greqinë. Pika kufitare e Peshkëpisë kishte në ato kohë 130 rekrutë të rinj dhe të paarmatosur.
Ai formacion paraushtarak, i vetëquajtur Komandoja "Pirro I", e quante veten krah i armatosur i lëvizjes për çlirimin e Vorio Epirit (MAVI). Ajo kishte zgjedhur si moment të duhur për të sulmuar, kohën kur i gjithë reparti kishte rënë në gjumë.
Në ora 02ː40 të mëngjesit, grupi i armatosur, tetë vetë me uniforma të ushtrisë greke dhe me maska, hynë në repart dhe vrasin ushtarin e rojes Arsen Gjini nga Semani. Pastaj dy persona me uniformë dhe maska hynë në korridorin e kazermës. Komandanti i stërvitjes, Fatmir Shehu, u foli të panjohurve, duke u kërkuar të kursenin ushtarët, por ata e qëlluan me armë duke e lënë të vdekur. Ajo njësi plagosi edhe tre ushtarë shqiptarë. I mbyllën 130 ushtarët në një dhomë, ndërsa dy oficerë të tjerë i izoluan në një zyrë tjetër. Flisnin greqisht. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin.
Ky ishte versioni zyrtar i shtetit shqiptar.
Gazeta “Elefterotipia” tha se vrasja u mor përsipër nga MAVI.
Në traktin e organizatës "MAVI" i botuar nga shtypi grek, shkruhej: "Në janar 1994, organizata patriotike MAVI, pasi studioi me kujdes kushtet dhe operacionin që do të kryente , i dha urdhër njërës prej skuadrave të saj të armatosura që të godiste një repart ushtarak shqiptar pranë vijës kufitare. Në orët e para të datës 10 prill, ditë e diel, në bazë të informatave të dhëna nga "Seksioni i mbledhjes së informatave", skuadra Pirro, e përbërë nga një grusht luftëtarësh, gjendjej në pozicionin e vrojtimit të objektit, në një kodër aty pranë. Sulmi filloi me kapjen e rojes dhe brenda dy minutash, godina dykatëshe e stërvitjes në Peshkëpi ishte në duart e luftëtarëve tanë. Skuadra e mbajti repartin për 20 minuta. Duke ikur, mori me vete 15 automatikë tip Kallashnikov të prodhimit kinez, dy arka me municion, si dhe oficerin e SHIK-ut, të cilin pak më vonë dhe të lidhur me pranga, e la të lirë. Sulmi ynë, si dhe të tjerët që do të pasojnë, ishte një veprim luftarak."
Masakra e Peshkëpisë u pasua me një ngritje të marrëdhënieve diplomatike mes Greqisdë dhe vendit tonë. Qeveria shqiptare protestoi në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, ndërsa pala greke u mundua ta kalonte në qetësi. Përveç luftës diplomatike, policia greke arrestoi dy nga të dyshuarit, mirëpo ata morrën dënime të vogla nga gjykata.
Gazeta "Stoho" ishte e para lajmëroi kete sulm.
Shih edhe
RedaktoOperacioni fshesa1500 emigrante te kthyer.
Sulmi ne fshatin Llongo (Gjirokastër) Sulmi i dyte i skuadrës Pirro 1, e djele 18 mars 1995 me dy automjete me dylbi me dy makina. Këtu ushtarakët shqiptare reaguan. Ishin shtatë të arrestuar. Terroristet ishin nisur ne afersi te Delvinaqit (Greqi). Ndër ta bënin pjesë Jorgo Anastasulis, ushtarak grek toger ushtarak, Apostolos Karavelas, polic grek, Jorgo Kristo, shtetas shqiptar nga Himara, etj. Inventari kishte 32 paisje.[1]
Literature
Redakto- ^ Qyno, Elton (20 mars 2019). "EKSKLUZIVE/ Zhvarroset dosja pas 25 vitesh, rihapet 'Masakra e Peshkëpisë'". Shqiptarja.com.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)