Masakra e Tragjasit nga nazistët gjermanë u realizua më 6 prill të vitit 1944 dhe u dokumentua edhe nga agjentët amerikanë të OSS-it (pararendëse e CIA-s), të hedhur në Shqipëri pranë Shpellës së Piratëve në bregun perëndimor të Karaburunit.

Historia

Redakto

Të kërcënuar seriozisht nga gjermanët, oficerët e huaj iu larguan Bregut dhe u hodhën këtej Llogarasë në fillim të prillit 1944 të ndarë në dy grupe. Grupi i përbërë nga Tom Stefan, Anxhelo Mitro dhe Albert Toli u strehuan në Tragjas. Tjetri, i përbërë nga oficerët Hudson dhe Kukich, si dhe disa oficerë britanike, u strehua në Dukat. Mirëpo, me të mësuar se krahina do të sulmohej, oficerët aleatë u larguan me shpejtësi drejt Malit të Tragjasit. Rasti e solli që të dy grupet, pavarësisht dhe pa dijeninë e njeri tjetrit, të ishin dëshmitarë nga lart të masakrës së Tragjasit.

"Djegia e Tragjasit ndodhi të Dielën e Pashkëve të vitit 1944," dëshmon ish oficeri Hudson . "Gjermanët vranë shumë nga pleqtë dhe të rinjtë e fshatit..." shkruan më tej ai. "Ishte një pamje e tmerrshme," thotë gjetiu ai. "Ne shikonim me dylbi djegien, shkatërrimin, ikjen me lemeri të njerëzve. Përveç ndonjë të shtënë pushke, largësia nuk na lejonte të dëgjonim thirrjet e banorëve për ndhmë apo dhimbjen e tyre të jashtëzakonshme. Nuk mund te benim dot asgjë për t'i shpëtuar ata."

Shih edhe

Redakto

Borova

Literatura

Redakto

James Hudson, Pas OSS, 2004. http://www.gazetadita.al/tragjasi-e-dogjen-por-nuk-u-shua/ Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine

Lidhje te jashtme

Redakto