Masakra e Urës Vajgurore
Masakra e Urës Vajgurore ndodhi më 17 qershor 1997. Nga kjo ngjarje mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.
Ngjarja
RedaktoPërplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike. Atë ditë, në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS , i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie. Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit. Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish. Kurse pjesa tjetër që mbeti pas, u mblodh në sheshin përpara karburantit të Urës. Disa persona rrëmbyen një autoblindë policie, duke kërcënuar uniformat blu dhe nën urdhrat e civilëve blindi i policisë u nis për tek vila e Protoduarëve. Rojet e vilës u detyruan të qëllojnë mbi tankun me predhë antitanku, pa e ditur se brenda tij kishte ende policë. Dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani u dogjën brenda tankut, dy të tjerët Asllan Selami dhe Ilia Bano u vranë sapo dolën nga flakët e blindit. Nga ana tjetër, rojet e vilës, të ndodhur midis dy zjarreve, mundën të tërhiqen, por jo të gjithë. Njëri prej tyre u kap rob nga kundërshtarët dhe u ekzekutua. Trupi i tij u lidh pas një autoveture, me të cilën e zvarritën deri në Berat, ku e dogjën. Dëshmitarët kanë treguar se protagonistët e kësaj masakre, por edhe ngjarjeve të tjera të rënda, ishin simpatizantë të dy partive kryesore në vend, PS-së dhe PD-së.
Të vrarët
Redakto- Miltiadh Koçi, punonjës i policisë
- Arjan Shemuni, punonjës policie
- Asllan Selami, punonjës policie
- Ilia Bano, punonjës policie
- Roja i vilës së Protoduarëve, i paidentifikuar
Të plagosurit
Redakto- Thimi Tanku, punonjës policie
- Ylli Dhamo, punonjës policie
- Neim Gjeroveni, punonjës policie
- Ëngjëllush Pasha, punonjës policie
- Arben Bega, punonjës policie
- Shkëlqim Selfo, punonjës policie
Të dënuarit
Redakto- Musa Protoduari, i dënuar me burgim të përjetshëm
- Shkëlqim Protoduari, i dënuar me burgim të përjetshëm
- Fran Marashi, i dënuar me burgim të përjetshëm
- Fatbardha Protoduari, dënuar me 25 vjet burg, gruaja e Musait
- Sokol Ndreu
- Gjovalin Ndreu
- Preng Miri
- Gjelosh Miri
Referime
Redakto- Gazeta Shekulli: "Ura Vajgurore", Pollo, Gjinushi e Nano në listën e dëshmitarëve
- Gazeta Shqip: Pas Cërrikut, hetim "politikës" në masakrën e Urës Vajgurore
- Gazeta Shekulli: I mbijetuari: Si ndodhi masakra e vitit 1997
- Gazeta Metropol: Zarif Bregu i Urës Vajgurore, me tri emra për t’ju shmangur drejtësisë
- Agjencia Telegrafike Shqiptare :17 qershor 1997