Masar Vuçitërna Lindi më 08. 03. 1960 në Rahovec. Në Fakultetin Elektro-Teknik të Universitetit të Prishtinës ka studiuar në vitet 1979–85.

Nga viti 1982 punon si profesor i matematikës dhe i informatikës në shkollën e mesme “Xhelal Hajda - Toni” në Rahovec. Mori pjesë aktive në demonstratat gjithëpopullore të vitit 1981. U angazhua në grupet e ilegalitetit. Më vonë ishte anëtar Këshillit për Financim. Kontribuoi në çlirimin e Kosovës si pjesëtar i UÇK-së. Në periudhën e rindërtimit të Kosovës ishte pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Është antar i Lëvizjes Vetëvendosje.