Mashurka të ziera
Mashurkat e njoma pastrohen nga bishti dhe fijet anësore, lahen, priten në copa rreth 2-3 cm të gjata dhe hidhen në ujë të vluar me kripë për t'u zier. Pas 10-15 minutash, në qoftë se mashurkat janë zbutur kullohen, vendosen në pjatë, rregullohen me gjalpë, piper të zi, majdanoz e kopër të grirë hollë.
Mashurkat, sipas dëshirës, mund të kaurdisen në tigan me gjalpë. Në këtë rast është më mirë të zihen të tëra dhe pastaj të priten për së gjati. U hidhet kripë, piper, majdanoz dhe kopër e grirë hollë.
Për 4-5 persona duhen :
- mashurka 1 kg, gjalpë 2 lugë gjelle, kripë, piper, majdanoz e kopër.