Master (termi i përdorur në Shqipëri) ose Magjistër (termi i përdorur në Kosovë dhe Maqedoni) është grada e kualifikimit pasuniversitar të nivelit të parë. Për t'u regjistruar në një program pasuniversitar për fitimin e gradës Master, studenti duhet të ketë përfituar fillimisht një diplomë universitare të nivelit të parë. Programet e nivelit Master zgjasin 1-2 vjet, dhe në përgjithësi konsiderohen të domosdoshme për arsimin profesional. Personave që fitojnë gradën Master u lind e drejta të aplikojnë për pranim në programet e kualifikimit pasuniversitar të nivelit të dytë për të fituar gradën Doktor i shkencave.

Shih edhe

Redakto