Materiale elektroteknike
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Materialet elektroteknike janë materiale që japin një tërësi të prodhimeve elektroteknike
të cilat përdoren në fushën elektrike dhe atë magnetike .
Këto materiale gjatë prodhimit përfundimtar mund të jenë :
a.) aktive
b.) konstruktive dhe
c.) ndihmëse.
a.)
Materialet elektroteknike aktive kryejnë funksionin e tyre në një prodhim ku detyrë e tyre është të përçojnë rrymën, të bëjnë kyçjen dhe çkyçjen e qarkut elektrik, të përçojnë fluksin magnetik, të akumulojnë energji duke bërë shndërrime të energjisë elektrike në lloje të tjera të energjisë.
b.)Materialet elektroteknike konstruktive bëjnë lidhjen e materialeve aktive për të arritur prodhimin final.
c.)Materialet elektroteknike ndihmëse bëjnë ftohjen, lyerjen dhe kryejnë funksione të ndryshme të cilat mundësojnë funksionimin e suksesshëm të prodhimit .
Materialet paraqiten në tri gjendje agregate :
- E gaztë
- E lëngët
- E ngurtë
Për përdorimin e tyre duhet analizuar veçoritë :
- Elektrike
- Mekanike
- Magnetike
- Termike
- Teknologjike dhe
- Kimike
Sipas detyrave primare që ato kanë ndahen në :
- Materiale përçuese
- Materiale gjysmëpërçuese
- Materiale dielektrike
- Materiale magnetike
Materialet përçuese
RedaktoKryesisht janë materiale të ngurta megjithëse ka edhe materiale të lëngshme që e përçojnë rrymen që njihen si elektrolite .
Në këto materiale bëjnë pjesë :
Bakri (Cu) Bronza, Mesingu, Alumini (Al), Argjendi (Ag), Ari (Au), Zinku (Zn) Zhiva (Hg), Indiumi (In), Kallaji (Sn), Plumbi (Pb), Bizmuti (Bi), Hekuri (Fe)Nikeli (Ni), Volframi(W) Molibdemi(Mo), Tantali (Ta), Kromi (Cr).
Materialet gjysmëperçuese
RedaktoNë këto materiale bëjnë pjesë : Karboni(C), Silici (Si), Germaniumi (Ge), Seleni(Se).
Materialet dielektrike (izoluese)
RedaktoJanë materiale që shërbejnë për izolimin e pjesëve të ndryshme përçuese të cilat gjenden në tension me qëllim të mbrojtjes së tyre, qoftë mbrojtjes së përsonelit që punon me këto produkte apo materialit përçues nga ndikimet e jashtme .
Në këto materiale bëjnë pjesë : Qelqi, Azbesti, Kuarsi, Mikaniti, Mikafoliumi, Mikaleksi, Materialet qeramike, Porcelani Steatiti, Vaji mineral, Letra, Polietileni, Polisteroli, Fluoroplastet, Silikonet,Gazrat izoluse.
Materialet magnetike
RedaktoMaterialet kur vendosen ne fushën magnetike pësojne ndryshime të mëdha si pasojë e magnetizmit,ku bartësit elementarë të momenteve magnetike janë elektronet dhe bërthamat e atomeve.
Ndahen ne materiale :
- të buta magnetike
- të forta magnetike
Në këto materiale bëjnë pjesë : Hekuri I paster, Qeliku, Nikeli, Kobalti, Legurat e Hekurit me Siliciumin dhe me Nikelin.
Referimet
Redakto- Jusuf Krasniqi: "Materiale Elektroteknike"