Matura Shtetërore është një sistem i krijuar kohët e fundit në lidhje me provimet përfundimtare të nxënësve (17, 18 ose 19 vjeç) në mbarimin e shkollës së mesme. Kjo aplikohet në disa vende [1] ,në vitin 2005 u krijua në Shqipëri si një projekt i cili bën kategorizimin e nxënësve sipas vlerave.

Provimet e maturës

Redakto

Të gjithë maturantët që kanë rezultuar kalues gjatë tre/katër viteve të gjimnazit, u nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, të cilat ndahen në:

  1. Provime të detyruara
  2. Provime me zgjedhje

Në provimet e detyruara bëjnë pjesë:

  1. Gjuha e huaj
  2. Gjuha shqipe dhe letërsia
  3. Matematika

Provimet me zgjedhje zgjidhen nga vetë maturanti/kandidati sipas listës së miratuar nga AKP, me kusht që numri i tyre të jetë dy dhe shuma e krediteve të jetë të paktën 8. Provimet mund të zgjidhen nga lista e mëposhtme[2]:

Nr Lënda Kredite
I. Për të gjitha shkollat e mesme
1 Gjuhë e huaj 10
2 Letërsi e thelluar 5
3 Matematikë e thelluar 5
4 Kimi bërthamë 4
5 Kimi e thelluar 6
6 Fizikë bërthamë 4
7 Fizikë e thelluar 6
8 Biologji bërthamë 4
9 Biologji e thelluar 6
10 Histori bërthamë 5
11 Histori e thelluar 9
12 Gjeografi bërthamë 5
13 Gjeografi e thelluar 7
14 Ekonomi bërthamë 2
15 Ekonomi e thelluar 4
16 TIK bërthamë 2
17 TIK e thelluar 4
18 Qytetari 3
19 Psikologji 2
20 Filozofi 2
21 Sociologji 2
II. Vetëm për shkollat artistike
22 Histori muzike 6
23 Histori arti 6
24 Histori baleti 3

Maturanti nuk mund të zgjedhë njëkohësisht edhe nivelin bërthamë edhe të thelluar të një lënde, duke përjashtuar lëndët Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj[2].

Të gjitha provimet zhvillohen me shkrim. Provimet e detyruara zhvillohen në ditë të ndryshme. Ato përmbajnë 25 pyetje (13 me qarkim dhe 12 me arsyetim) dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta, ndërsa provimet me zgjedhje zhvillohen në një ditë, përmbajnë 20 pyetje (10 me qarkim dhe 10 me arsyetim) dhe zgjasin 3 orë.[3] Maturanti quhet kalues kur arrin të marrë 20% të pikëve. Çdo maturant që i kalon me suskes provimet me zgjedhje dhe të detyruara pajiset me diplomë.[4]

Vlerësimi i provimeve

Redakto

Vlerësimi i provimeve bëhet në qendrat e përcaktuara nga MAS. Komisioni i vlerësimit përbëhet nga dy korrigjues dhe në rast se ka mospajtim ndërmjet tyre për pyetje të caktuara, atëherë është një korrigjues i tretë që vendos në lidhje me këto pyetje. Korrigjimi i testeve bëhet sipas skemës së vlerësimit të publikuar më parë nga AKP. Vlerësimi bëhet me pikë, të cilat më pas konvertohen në nota. Publikimi rezultateve bëhet jo më vonë se 15 ditë nga zhvillimi i provimit ne faqen zyrtare të MAS dhe AKP. Maturanti ka të drejtë të kërkojë fotokopjen te testit të tij, por nuk mund të kërkojë rikorrigjim të tij[4].

Aplikimi për universitet

Redakto

Çdo maturant që ka përfunduar me sukses gjimnazin si dhe ka rezultuar kalues në provimet e maturës, ka të drejtë të aplikojë për studime universitare në universitet publike në Shqipëri. Secila degë ka kuota të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Maturanti ka te drejtë të aplikojë deri në 10 degë. Renditja e maturantëve sipas degëve bëhet nga vetë universitetet përkatëse sipas kritereve të miratuara më parë.

Siguria

Redakto

Me qëllim ruajtjen e sekretit, hartuesit e testeve izolohen gjatë hartimit të tyre dhe numri i pyetjeve të hartuara është jo më pak se 500 për provimet e detyruara dhe jo më pak se 400 për provimet me zgjedhje[4]. Gjatë zhvillimit të provimeve, nxënësit kontrollohen një për një përpara se të hyjnë në provim dhe çdo qendër provimi ka të instaluar zhurmues që shërbejnë për bllokimin e valëve të celularit.

Kritika

Redakto

Çdo vit, procesi i Maturës Shtetërore shoqërohet me kritika të shumta nga nxënës, prindër dhe mësues. Kryesisht, këto kritika kanë të bëjnë më organizimin e dobët të zhvillimit të provimeve që përfshin nxjerrjen e tezave përpara zhvillimit të tyre, shitjen e tezave, apo daljen e tyre në ambjentet e jashtme përpara përfundimit të provimit, lejimin e kopjimit si dhe përdorimin e celularit gjatë zhvillimit të provimit.[5]. Gjithashtu maturantët shpesh mbeten të pakënaqur me hartimin dhe vlerësimin e testeve, sidomos të letersisë, për shkak edhe të subjektivitetit që kjo lëndë përmban.[6][7]. Procesi i Maturës kritikohet gjithashtu edhe për mungesën e rivlerësimit.[8]

Referime

Redakto
  1. ^ "State Matura as the new system of examination" (PDF). National Assessment and Examination Center. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 shtator 2007. Marrë më 4 mars 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/matura/2015/Udhezim_nr.1_dt12.01.2015.pdf" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 mars 2015. Marrë më 15 korrik 2015. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/matura/2015/Udhezimi_i_MSH_2015.pdf" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 prill 2015. Marrë më 15 korrik 2015. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c "http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/matura/2015/Urdheri_dhe_Rregullore_e_MSH_2015.pdf" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 mars 2015. Marrë më 15 korrik 2015. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Kundër Maturës Shtetërore". Top Channel. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 15 korrik 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Testi i Gjuhës dhe Letërsisë, maturantët protestë para MAS: Shumë pyetje s'kishin lidhje me tekstin". BalkanWeb. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Dhjetra maturantë, protestë tek MAS:U vlerësuam gabim në Gjuhë-Letërsi". Ora News. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2015. Marrë më 15 korrik 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "MAS: Nuk do të ketë rikorrigjim për asnjë provim të maturës". Gazeta Shqip. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto