Në fshatin Seçishtë, më saktë në perëndim të fshatit, në një kodër në të djathtë të rruugës që shpie'për Krevenik, ndodhen rrënojat e një kishe. Veç, gurëve, fragmenteve të qeramikës dhe të ndonjë qypi, vërehet edhe baza e kishës, që megjithatë mbulohet nga shkurret. Kishën e këtij fshati e shoqërojnë toponime të krishtera, si Lëdina e Kishës në perëndim dhe Lugi Kallogjerit në veri.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Prizren: Siprint. 2016. fq. 22. ISBN 978-9951-8760-4-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)