Lartësia mbidetare

lartësia e një vendndodhjeje në raport me mesataren historike të nivelit të detit
(Përcjellë nga Mbi nivelin e detit)

Metra mbi nivelin e detit (shkurtimisht m.n.d. ose lartësia mbidetare) është një standard metrik për matjen në metra të lartësisë së një vendndodhjeje, në raport me mesataren historike të nivelit të detit. Lartësia mbi nivelin e detit ndikohet nga ndryshimi i klimës dhe faktorë të tjerë që ndryshojnë në varësi të kohës.

Si përcaktohet

Redakto

Lartësia në metra mbi nivelin e detit e një vendndodhjeje, objekti ose pike mund të përcaktohet në disa mënyra, nëpërmjet:

  • GPS ose sistemit për lokalizimin gjeografik, i cili bën triangulacionin e një vendndodhjeje në raport me një numër satelitësh artificialë.
  • Altimeterit (lartësimatësit)
  • Fotografisë ajrore
  • Rilevimit topografik