Mbiemrat marrëdhëniorë e japin tiparin e sendit nëpërmjet emërtimit të marrëdhënieve të këtij sendi me një send tjetër ose një rrethanë, me një veprim apo numër. Si pershembull : shall i leshtë, buzëqeshje fëmije, shtyllë e mermertë, qumësht lope, derë e hekurt, fustan i mëndafshtë etj.