Mbledhja e monedhave është një hobi shumë i popullarizuar. Mbledhja e monedhave ka filluar si një virtyt i aristokracisë dhe me kohë ka kapluar edhe shtresat e tjera të shoqërisë.

Mbledhja e pullave postale nuk është e njëjta gjë si numizmatika. Numizmatët mund të studiojnë monedha të rralla edhe pa i poseduar ato. Përkundër tyre, mbledhësit e monedhave mund të mbledhin monedha pa u thelluar në origjinën apo shfrytëzimin e tyre.

Shqipëri monedhat emitohen nga Banka e Shqipërisë.

Vetëm në gjysmën e vitit 1970, numizmatika filloi të marrë popullaritet edhe për të koleksionuar kartëmonedha. Megjithëse monedha dhe kartëmonedha janë të ngjashme, në faktin që ato së bashku shërbejnë si detyrime ligjore për shërbimet komerciale, kjo ngjashmëri u kuptua kohë më vonë nga të apasionuarit e kartëmonedhave. Koleksionimi i kartëmonedhave e monedhave në shumë vende ka qenë i ndaluar, vetëm tre dekada më parë koleksionistët mund të referoheshin në një numër të paktë katalogësh dhe në çmimet e tregtarëve edhe këto të kufizuara, shumica e të cilave ishin të pa kompletuara e të siguruara me vështirësi, ose ata mund të ndërtonin njohuritë e tyre nëpërmjet kërkimeve personale apo kontaktit me koleksionistë të tjerë.

Sot monedhat metalike dhe kartëmonedhat përbëjnë objekt koleksionimi për të gjithë numizmatët në botë. Edhe në Shqipëri është krijuar Federata e Koleksionistëve të Shqipërisë në të cilën aderojnë të apasionuar të fushës së koleksionimit të monedhave, kartëmonedhave dhe të pullës shqiptare.

Edhe pse ka një numër të kolekcionarëve shqipfolës, në trevat tona nuk eksiton ndonjë organizatë e tyre e veçantë.