Mbreti Gyanendra i Nepalit
Pavarësisht kronikave të shkëlqyera ku jepen veprimtaritë e përditshme në Katmandu, mbretin Gyanendra po e mbulojnë retë e zeza. Zyrtarisht në fron vetëm pak kohë më parë, ai hipi në fron përmes forcës dhe jo sipas traditës. Ky gjest nuk i jep shumë siguri, aq më tepër nëse ndjekim zinxhirin e ngjarjeve që kanë ndodhur në pallat, të cilat arritën kulmin më 2001 me një zinxhir masakrash në familjen e Gyanendrës. As i biri, Parasi, nuk është kursyer nga violenca. Midis qeverisjes me dorë të fortë dhe tendencës së rebelëve komunistë në Nepal, mbretit i duhet të përballet çdo ditë me vështirësitë që po kalon vendi i tij.
Ish-mbreti nepalezes, Gyanendra, i fundit monark në botë i Hindu, iku nga froni më 28 maj, pasi nepalnezët zgjodhën Asamblenë Kushtetuese duke shfuqizuar dinastinë mbretërore që ishte në fron që prej 239 vitesh. Asambleja ishte kulmi i procesit të paqes duke përfunduar kështu dekadën e gjatë të kryengritjeve, gjatë të cilave Gyanendra armiqësoi dy anët ku në befasi bëri një kërkesë për të fuqizuar veten dhe për këtë më pas në vitin 2005 i jep fund qeverisjes. Pas votimeve, zyrtarët e Nepalit i paraqesin Gyanendras në një shkresë, se duhet të lërë për 15 ditë vendin duke e dëbuar nga Nepali. Faktorët mbretërorë: Gyanendra erdhi në pushtet në 2001-shin, pas vdekjes së vëllai të tij mbretit, Birendra. Ky i fundit vdiq gjatë një darke familjare ku ishin edhe pjesëtarë të tjerë të familjes. Princi Dipendra, i cili vdiq pasi ishte qëlluar me armë, madje ai është fajësuar edhe për një masakër. Ndërkohë që disa besojnë ende që Gyanendra kishte një rol në këtë vrasje.
"Ai na tha ne që të mos t'u besojmë thashethemeve dhe kështu që ai nuk mund të lëvizte asetet mbretërore jashtë vendin dhe të shkatërronte ndonjë dokument". Ministrja e Brendshme në Nepal, Krishna Sitaula, lajmëroi se Gyanendra ishte dakord që të lindte pallatin mbretëror në Katmandu dhe të jetonte në një shtëpi të zakonshme.