Mbrojtja e Konsumatorit
Mbrojtja e Konsumatorit, është shprehje e përgjithshme me të cilën nënkuptohen forma të organizuara apo ashtu inciativa të vetëlinduara ndër individë të shoqërisë, që për qëllim kanë mbrojtjen e konsumatorëve.
Në shtete të njohura si tregje me standarde të nivelit botëror, organizimet e tilla janë institucionalizuar. Në disa vende në zhvillim, edhe pse institucionalizimi i tyre është bërë, së paku nëpër dokumentacione, funksionimi i tyre është i barabartë me zero ose në fazen e krijimit.
Problemet ndërkombëtare
RedaktoPër shkak të standardit të jetesës, nëpër shtete të ndryshme vërehet edhe standardi i ndryshëm i produkteve në qarkullim të tregjeve të tyre. Deri para hyrjes në fuqi të normës shoqërore të "tregut të lirë" në kohën e globalizmit, problemi i mbrojtjes së konsumatorëve ka qenë, pakë a shumë problem i shtetit. Mirëpo me futjen në fuqi të normës së "tregut të lirë" në kohën e globalizmit, interesat e shteteve dhe të banorëve të saj, pakë a shumë kanë ndryshuar. Si pasojë e kësaj dukurie ka ardhë deri tekë degjenerimi i standartit të produkteve. Këto dukuri, kanë bërë që vetë konsumatorët të mundohen të bëjnë një rezistenc shoqërore kundrejt produkteve të ndryshme që i shkelin normat shoqërore.
Shoqëria civile dhe institucionet shtetrore të angazhuara në mbrojtjen e konsumatorit, jo vetëm në vendët, ku mbrojtja e konsumatorit është botëkuptim i panjohur, por edhe në botën tregjeve me standarte të njohura si të larta, janë paraqitë të pa afta. Disa përshkak të mos punës, disa përshkak të korrupcionit të heshtur - ky i fundit fenomen i globalizimit që vije në shprehje sidomos për produkte të firmave të mëdha që mbajnë një lloj monopoli në nivel ndërkombtar.
Problemi i infiltrimit
RedaktoProblemi i infiltrimit të prodhuesve në shoqërinë civile dhe në institucionet shtetërore të parapara për mbrojtjen e konsumatorëve është një ndër problemet më të mëdha të shoqërisë njerëzore në globalizëm. Pa aftësia e përballjes me këtë dukuri është një ndër faktorët më të mëdhenj të shkatërrimit apo të mos lejimit të funksionimit jo vetem të sistemeve demokratike, por edhe te "tregjeve të lira" të cilat gjithjë e më shumë i ngjajnë "tregjeve të egjura" në të cilat dominon propaganda e prodhuesve.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |