"Medalja e Artë" u jepet nxënësve të shkollave të mesme të arsimit të përgjithshëm dhe profesional, studentëve të Universitetit dhe të institucioneve të tjera të larta arsimore, që mbarojnë shkollën me përfundime të shkëlqyera në mësime e me sjellje shembullore dhe që kanë zhvilluar veprimtari të dalluar në organizatën e rinisë e në punët e tjera shoqërore.

"Medalja e Artë" dhe certifikata përkatëse jepet në emër të Presidiumit të Kuvendit Popullor nga Ministria që ka në vartësi shkollën.